Protesta studentore në Shqipëri (2018)
Protestat studentore në Shqipëri janë një sërë protestash në rrugë, demonstrata dhe aktivitete online të mbajtura nga studentët e universiteteve publike në dhjetor te 2018-tes për të kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit,kerkimin e cilesise ne arsim dhe permiresimin e kushteve ne konvikte. Studente në të gjithë Shqipërinë u mblodhën kundër lëvizjeve të qeverisë shqiptare për të bërë arsimin universitar edhe më të shtrenjtë, duke futur tarifa të reja për provime. Tarifa vjen në krye të tarifave universitare të rritura në mënyrë dramatike, të cilat nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përmirësim në arsimin publik.
Lëvizja e dytë Studentore
RedaktoProtestat filluan më 5 dhjetor nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik te Tiranes dhe shumë të tjerë u bashkuan gjatë ditëve të ardhshme të protestës.Të nesërmen me 6 dhjetor perpara godines se UPT-së nje grumbull i madh studentësh u mblodhën në orët e para të mëngjesit duke kërkuar mbështetjen e të gjithë studentëve në vend duke e vendosur levizjen studentore në karakter kombëtar.
Studentet u treguan shqiptareve se shpresa nuk ishte humbur,se shpresa ishin vetë ata duke lëshuar në sheshin përpara universitetit të njejtat thirrje si dekada më parë prej prindërve të tyre,''E duam Shqipërinë si gjithë Europa''!
Mijëra studentë në Tiranë bojkotuan mësimet dhe marshuan nga fakultetet e tyre drejt ndërtesës së ministrisë duke i kërkuar Ministrisë të shkurtojë tarifat e shkollimit dhe anulimin e vendimit të qeverisë për pagesat e provimit, së bashku me kërkesat e tjera si kushtet më të mira të jetesës në konvikte dhe një më të madh përfshirjen e studentëve në procesin e vendimmarrjes. Ishte protesta më e madhe që vendi kishte parë në vite. [1] Studentët nga universitetet publike në qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Elbasan dhe Korça u bashkuan thirrjeve te bashkemoshatareve te tyre ne tirane duke bojkotuar leksionet dhe duke tubuar në rrugë. [2]
Në ditën e dytë të protestës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se vendimi i qeverisë për tarifat më të larta do të anullohej, por studentët vendosën të vazhdonin protestat për kërkesat e tyre të tjera. [3] Mediat raportuan se ministrja Nikolla kishte nisur inspektimin e kushteve në konvikte, që përbën edhe një nga kërkesat e studentëve.[4]
Protesta vazhdoi për ditë me rradhë me organizime të pavarura të studentëve që kulmuan në protestën e parë masive të datës 8 dhjetor, ditë që përkon dhe me Ditën e Rinisë, kur kujtohet organizimi i protestave studentore të vitit 1990, të cilat siguruan ndërrimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit në vend. Bojkoti i leksioneve vazhdoi përgjatë gjithë muajit Dhjetor.
Ne muajin janar, studentet zaptuan ambientet e Fakulteteve si shenje proteste ndaj mosplotesimit te kerkesave. Dy vatrat kryesore te kesaj faze te re proteste ishin Fakulteti i Drejtesise dhe Fakulteti i Ekonomise. Ne oret e para te mengjesit te 11 janarit, policia private ne bashkepunim me Policine e Shtetit nderhyn dhunshem ne keto dy Fakultete ne perpjekje per te hequr karriget dhe bankat e vendosura si barrikade para dyerve. Kjo nuk i ndali studentet dhe diten e neserme pas nje thirrje per solidaritet nga Marlin Muça Arlind Hoxha,Denis Karaj, Maringlen Tanushit dhe Yllhan Hoxhes, organizative ne FDUT per studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres cajne rrethimin e Fakultetit te Drejtesise duke hyre brenda dhe vazhduar bashke me studentete e FDUT protesten.
Fakulteti i Drejtesise ishte Fakulteti i cili rezistoi me gjate duke hapur barrikaden ne 11 shkurt 2019, fale duke i dhene fund keshtu Levizjes se Dyte Studentore.
Protesta studentore tregoi një qendrim të pavarur nga rrymat politike,duke u shnderruar keshtu si një levizje mbarepopullore e cila u mbeshtet nga shumica e shqiptareve.Levizia e dytë studentore pasoi me krijimin e një fryme të re perceptimi tek shqiptarët,duke ju dhëne shpresë.
Referime
Redakto- ^ "Student Anger Over Higher Tuition Fees Rocks Albania :: Balkan Insight". balkaninsight.com. Marrë më 2018-12-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Students from Korça, Durrës Join Protests in Tirana, Issue Demands | Exit - Explaining Albania". exit.al. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2018. Marrë më 2018-12-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.nytimes.com/aponline/2018/12/06/world/europe/ap-eu-albania-students-protest.html
- ^ "Studentët vazhdojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave :: Reporter.al". reporter.al. Marrë më 2018-12-07.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)