65daysofstatic (emri shpesh i shkurtuar në 65dos, 65days, apo vetëm 65) është një grup eksperimental nga Sheffield, Angli. I formuar në vitin 2001, grupi përbëhet nga instrumentalistët Paul Wolinski, Joe Shrewsbury, Rob Jones dhe Simon Wright.

65daysofstatic
Informata themelore
PrejardhjaSheffield, Angli
ZhanretExperimental rock, post-rock, electronic rock, math rock, instrumental rock
Vitet aktive2001 - prezentë
Anëtar/ëtPaul Wolinski
Joe Shrewsbury
Simon Wright
Rob Jones
Uebfaqjawww.65daysofstatic.com

Muzika e grupit është përshkruar si e zhurmshme, elektronike, me instrumentale të udhëhequra nga kitara, dhe me bateri live dhe elektronike të ngjashme me ato të artistëve të zhanrit IDM, edhe pse ata kanë vazhduar evolucionin e zërit të tyre duke përfshirë muzikën elektronike, drum and bass dhe glitch. Muzika e grupit është përshkruar si "muzikë për një dimenzion tjetër, ku rock, dance dhe electronica janë të barabarta".

Albumi i parë i grupit, The Fall of Math, u lansua në shtator 2004 në një vlerësim të lartë kritik, dhe u përshkrua si "një album që mund të ruajë dinamikën, tensionin dhe eksplozivitetin klimaktik të grupeve të ngjajshme dhe influencave, por akoma duke tingëlluar si një ndër lansimet më urgjente dhe direkte të vitit". Grupi lansoi edhe pesë studio albume tjera, One Time for All Time, The Destruction of Small Ideas, We Were Exploding Anyway, Wild Light, replicr, 2019, dhe një soundtrack, Silent Running.

Gjatë Game Awards 2014, u deklarua se grupi do të kompozojë muzikën e lojës No Man's Sky, e pasuar nga një performancë live. Një album që përmban muzikën e kësaj loje, i quajtur No Man's Sky: Music for an Infinite Universe, u lansua në gusht 2016. Gjatë shtatorit 2017, grupi shpalli punime të reja që përfshinin teknika algoritmike, të quajtura Decomposition Theory. Albumi i tyre i fundit, replicr, 2019, u lansua më 27 shtator 2019.

Diskografia

Redakto

Studio albumet

Redakto

Soundtracks

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto