Abdul Rahman bin Xhemal bin Abdul Rahman Al-Ousi (Arabisht: عبد الرحمن بن جمال بن عبد الرحمن العوسي; lindi më 5 maj 1980) punon si mësues dhe si imam në xhaminë "Al Ikhlass", në Khobar, në Arabinë Saudite. Ai është padyshim një nga recituesit të shquar në Arabinë Saudite. Ai u bë i popullarizuar pas publikimit të një videoje gjatë namazit të teravive në xhaminë "Ali bin Abi Talib" në El-Hasa në vitin 2015.

Kur Abdul Rahman Al-Ousi e ka përshkruar vetën e tij, ai ka thënë: "Çfarë unë dua më së shumti është leximi i Kuranit dhe shpresoj që Allahu t'a bëjë atë si argument për mua dhe jo kundër meje në ditën e gjykimit".