Abedin Çiçi Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911, vdiq më 2005. Në vitin 1932 niset për në Firence të Italisë në Institutin Pomoligjik ku vazhdoi studimet deri në vitin 1933. Nga viti 1934 deri në prill të vitit 1939 punon si kryeteknik i fidanishtes së Laprakës në ngritjen e fidanishteve të tjera rajonale si në Peshkopi, Korçë. Merr pjesë aktive si partizan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit kryen detyra të ndryshme si shef i sektorit të pemëtarisë në Ministrinë e Bujqësisë, duke hartuar programe për fuqizimin e fidanishteve ekzistuese dhe për ngritjen e të rejave. Në vitin 1950 emërohet nën drejtor i teknikumit bujqësor Kamëz ku merret me mësimdhënie dhe me hartim programesh dhe tekstesh mësimore. Në 1951 emërohet shef i sektorit të Hortikulturës pranë stacionit kërkimor bujqësor në Brakë të Tiranës.

Në 1955 teknikumi bujqësor kthehet në Institutin e Lartë të bujqësisë ku vazhdon mësimdhënien. Në fund të vitit 1955 emërohet drejtor i NB “17 Nëntori”. Në 1964 deri 1970 punon në Seksioni e bujqësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku në shtator të 1970 del në pension por që vazhdon të punojë pranë seksionit të bujqësisë së rrethit deri në fund të vitit 1980. Aktivizohet si pedagog i jashtëm në UBT.

Për merita pune është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme si "Medalja e Kujtimit", "Trimërisë", "Çlirimit", "Laureat i Çmimit të Republikës të Klasit të Parë", "Medaljen e Punës" dhe të "Arsimit". Nga Akademia e Shkencave Ruse, "Medaljen a Artë të Miçurinit". Në vitin 2000 Instituti Biografik i Kembrixhit e dekoron me medaljen e argjendtë "Njeriu i Shekullit". Me rastin e 90 vjetorit të lindjes dekorohet me "Mjeshtri i Madh i Punës".