Aborti në Shqipëri u legalizua plotësisht më 7 dhjetor, 1995.[1] Aborti mund të kryhet me kërkesë deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë.[2] Gratë duhet t'i nënshtrohen këshillave për një javë para procedurës, dhe spitalet që kryejnë aborte nuk u lejohet të japin informacion për publikun në lidhje me gratë e trajtuara.[2]

Gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës, Shqipëria kishte një politikë pro-lindjes,[2] duke detyruar gratë të kryejnë aborte ilegale ose duke i nxitur të kryejnë vetë. Si përfundim Shqipëria ishte vendi i dytë në Evropë për nga shkalla e vdekshmërisë të sapolindurve, dhe është llogaritur se 50% e të gjitha shtatzënive ka përfunduar në abort.[2] Gratë që shpalleshin fajtore për abort të shtatëzanisë së tyre turpëroheshin në shoqëri nga Partia Komuniste ose dërgoheshin në një program riedukimi.[2]

Në vitin 1989 aborti u legalizua në rastin e përdhunimit dhe incestit, ose në qoftë se pacienti ishte nën moshën 16 vjeç.[2] Në vitin 1991 aborti sipas aplikimit u prezantua, duke lejuar gratë të përfundojë shtatzënitë e tyre për arsye të ndryshme, nëse një bord i mjekëve pajtohej se ishte vendimi më i mirë.[2] Ligj i vitit 1995 anulon të gjitha ligjet e mëparshme.[1]

Në të dhënat e vitit 2010, shkalla e abortit ishte 9.2 aborte për 1000 gra të moshës 15-44 vjet.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Aborti – vrasje e fëmijës së palindur (in Albanian) Nr. 8045, data 07. 12. 1995, që është mbështetje e nenit të ligjit nr. 7491, të vitit 1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrive, miratuar në Kuvendin Popullor të Shqipërisë.
  2. ^ a b c d e f g Albania – ABORTION POLICY – United Nations
  3. ^ "World Abortion Policies 2013" (në anglisht). United Nations. 2013. Marrë më 3 mars 2014.