Abraham Kreskesi
Abraham Kreskesi { anglisht: Abraham Cresques } (1325 – 1387), emri i vërtetë i të cilit ishte Cresques (djali i) Abrahamit, ishte një hartograf hebre i shekullit XIV nga Palma majorka (atëherë pjesë e Kurorës së Aragonit. Në bashkëpunim me djalin e tij, Jehuda Kreskesin, ka autorësinë e Atllasit Katalunas të vitit 1375.
Abraham Kreskesi | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1325 Palma, majorka |
Vdiq më | 1387 |
Punësimi | hartograf |
Jeta personale
RedaktoNjë hebre majorkan, Kreskesi ishte mjeshtër i krijimit të hartave dhe ndërtues i orëve, kompaseve dhe instrumenteve të tjera detare. Ai ishte udhëheqës i Shkollës hartografike majorkane.
Emri i vërtetë i Abraham Kreskesit ishte Eliça (i njohur si Kreskesi) djali i Rabbi Abrahamit, djali i Rabbi Benaviste-sit, djali i Rabbi Eliça-it. Eliça është emri që ai do ta kishte marrë kur të rritej por ai u njoh si Kreskesi i Abrahamit (Kreskes emri i tij personal, Eliça emri fetar, Abraham emri i babait), por që ky emër është bërë më i njohur në litereaturën e mëvonshme. Djali i ij, Jehuda Kreskesi, ishte po ashtu një hartograf i njohur.
Atllasi Katalunas
RedaktoNë vitin 1375, Kreskesi dhe djali i tij Jehuda morën si detyrë nga Princi Gjon i Aragonit (Gjoni I i Aragonit i ardhshëm]] që të bënin një komplet të tabelave detare që do të shkonin përtej kufijve normal gjeografik të tabelave portolane bashkëkohore, të mbulonin “Lindjen dhe Perëndimin, dhe gjithçka që nga ngushtica e Gjibraltarit çon në Perëndim. Për këtë punë, Kreskesi dhe Jehuda do të paguhen me 150 florinj të artë aragonese dhe 60 punta mallorkane, përkatësisht, siç deklarohet në dokumentet e shek. XIV nga vet princi dhe babai i tij Pjetri IV i Aragonit. Princi Gjon mendonte t’ia paraqiste këtë tabelë kushëririt të tij Karlit (që më vonë bëhet Karli VI i Francës) si dhuratë. Në atë vit, 1375, Kreskesi dhe Jehuda vizatuan gjashtë grafike që e përbënin Atllasin Katalunas.
Punime që i atribuohen Kreskesit
RedaktoAtllasi Katalunas i vitit 1375 është harta e vetme që me plot besim i atribuohet Kreskes Abrahamit. Por kërkimet e mëvonshme treguan që pesë harta të tjera mund të jenë punë e Kreskesit, Jehudës ose ndonjërit nga punëtorët në atlienë e Kreskesit.[1] Si edhe vet Atllasi Katalunas, edhe këto pesë harta (katër portolane dhe një fragment i hartës së botës), janë të panënshkruara dhe pa data, dhe mendohet që data e krijimit të tyre qëndron mes viteve 1375 dhe 1400.
- Catalan Atlas, rreth vitit 1375, 6 tablo, hartë nga Oqeani Atlantik deri në Kinë, që ruhet [2] në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris
- Venice chart, rreth viteve 1375-1400, hartë portolane (i mungon pjesa veriore e Evropës), ruhet [3] në Bibliotekën Marikane në Venecia, Itali
- Florence chart, rreth viteve 1375-1400, hartë portolane (Mesdheu perëndimore) ruhet (Port.22) në Biblioteka Qendrore Kombëtare e Firencës, Florencë, Itali
- Naples chart, rreth viteve 1375-1400, hartë normale portolane ruhet (ms.XII.D102) në Biblioteka Kombëtare e Viktor Emanuelit III në Napoli, Itali
- Istanbul map rreth viteve 1375-1400, fragment i hartës së botës, ruhet (1828) në Pallatin Topkapi në Stamboll, Turqi
- Paris chart, rreth vitit 1400, hartë portolane, ruhet (AA751) në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris
Sipas Kampbellit, katër nga hartat portolane i atribuohen ateliesë Kreskes, grafiket e Napolit dhe Parisit janë më të zbukuruara se dy të tjerat, ndërsa grafiku i Parisit (viti 1400) i afrohet më shumë Atllasit Katalunas (viti 1375).[4] Sidoqoftë, kjo është vetëm një tezë. Ashtu siç thotë Kampbelli “Lidhja e ngushtë e këtij grupi grafikesh është e qartë. Por është e vështirë për tu parë, nga vetëm analiza e ngjyrave është një dëshmi për të konfirmuar se këto katër grafike ishin produkt i punës së mbikëqyrur nga një njeri i vetëm.[4]
Galeria
Redakto-
"Venice chart" (It.IV,1912),
Biblioteca Marciana, Venice. -
"Naples chart" (XII.D102),
Biblioteca Nazionale Vittorio Emanuele III, Naples. -
"Paris chart" (AA751),
Bibliotheque Nationale de France, Paris. -
Abraham and Jehuda Cresques Catalan Atlas. Eastern Europe view from the south (detail)
Referimet
Redakto- Campbell, T. (2011) Anonymous works and the question of their attribution to individual chartmakers or to their supposed workshops, online
- Pujades i Bataller, Ramon J. (2007) Les cartes portolanes: la representació medieval d'una mar solcada. Barcelona.
Lidhjet e jashtme
Redakto- Images of the whole Catalan Atlas Arkivuar 21 shkurt 2008 tek Wayback Machine Bibliothèque Nationale de France, accessed 2008-03-14
- www.cresquesproject.net—Translation in English of the works of Riera i Sans and Gabriel Llompart on the Jewish majorcan mapmakers of the Late Middle Ages. They include very complete biographies of Cresques Abraham and his son Jafudà Cresques.