Acquis communautaire
Acquis communautaire (shqip: Akti Komunitar) nënkupton bazën ligjore të Bashkimit Evropian, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo përfshin parimet dhe objektivat politike të traktateve; legjislacionin e përshtatur në zbatim të tyre si dhe jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë; deklaratat dhe rezolutat e miratuara në kuadrin e Bashkimit Evropian; aktet e ndryshme të miratuara në fushën e drejtësisë, të çështjeve të brendshme, të politikës së jashtme dhe të sigurisë; marrëveshjet ndërkombëtare të Komunitetit si dhe marrëveshjet e lidhura midis vetë vendeve anëtare në fushat e veprimtarisë së BE-së.
Pranimi i «acquis communautaire» nga vendet anëtare është parakusht për aderimin e tyre në BE. Kjo gjë nënkupton përshtatjen e legjislacioneve kombëtare me normat e KE-së dhe zbatimin e tyre që në momentin e aderimit. Kjo gjë nënkupton përshtatjen e legjislacioneve kombëtare me normat e KE-së dhe zbatimin e tyre që në momentin e aderimit.[1][2]
Struktura e Aktit
RedaktoAkti Komunitar ndahet në tre tipe: legjislacion parësor; legjislacion dytësor; dhe jurisprudenca. Së bashku, ato formojnë legjislacionin e BE-së, i cili duhet të adoptohet nga vendet kandidate (duke ndryshuar legjislacionin e tyre përkatës) para se të bëhen anëtare të BE-së.[3]
Akti është një strukturë në zhvillim të përhershëm dhe përbëhet kryesisht nga:[3]
- parimet dhe objektivat politikë të Traktateve mbi të cilat bazohet BE-ja;
- legjislacioni dhe vendimet e miratuara në përputhje me Traktatet, dhe juridiksioni i ECJ-së;
- akte të tjera ligjore, ligjërisht të detyrueshme ose jo, të miratuara në kuadër të Bashkimit Evropian, të tilla si marrëveshjet ndër-institucionale, rezolutat, deklaratat, rekomandimet, udhëzimet;
- aksione të përbashkëta, pozicione të përbashkëta, deklarata, konkluzione dhe akte të tjera në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë;
- aksione të përbashkëta, pozicione të përbashkëta, konventa të nënshkruara, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera të nënshkruara në kuadër të politikës mbi çështjet e brendshme dhe drejtësisë;
- marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara nga Komunitetet, midis Komuniteteve dhe Shteteve Anëtare, Bashkimit Evropian, dhe ato të nënshkruara nga Shtetet Anëtare midis tyre në lidhje me aktivitetet e Bashkimit Evropian.
Legjislacioni parësor
Redakto"Legjislacioni Parësor" konsiston në Traktatet e ndryshme, të cilat janë negociuar dhe ratifikuar nga Shtetet Anëtare. Traktatet përcaktojnë kuadrin kushtetues të BE-së dhe funksionet përkatëse të institucioneve/organeve të përfshira në procesin e vendimmarrjes si dhe procedurat për hartimin dhe implementimin e legjislacionit të BE-së. [3]
Legislacioni dytësor
RedaktoLegjislacioni dytësor përbëhet nga:[3]
- Rregulloret: Rregulloret janë drejtpërsëdrejti të zbatueshme dhe detyruese në të gjithë BE-në. Ato nuk duhet të transpozohen në legjislacionin kombëtar, ashtu si ligjet kombëtare;
- Direktivat: Direktiva është detyruese për Shtetet Anëtare përsa i përket objektivave për t'u arritur, por u jep Shteteve Anëtare lirinë për të zgjedhur mënyrën se si do të zbatohen masat legjislative në legjislacionin kombëtar. Direktivat kanë forcë ligjore dhe efekt ligjor pas mbarimit të periudhës së transpozimit (koha që u jepet Shteteve Anëtare të zbatojnë masat ligjore). Rrjedhimisht, pas kësaj kohe, legjislacioni kombëtar duhet të interpretohet dhe të zbatohet në përputhje me Direktivën. Kur një Shtet Anëtar nuk e zbaton një Direktivë brenda një periudhe të përcaktuar, Komisioni Evropian mund të fillojë procedura gjyqësore kundër tij në ECJ;
- Vendimet: Vendimet janë tërësisht detyruese dhe drejtpërsëdrejti të zbatueshme për ato Shtete të cilave u drejtohen. Për këtë arsye, nuk kërkohet transpozim kombëtar. Vendimi mund të kërkojë ndërmarrjen e një aksioni ose jo dhe të njohë të drejta të caktuara ose të vendosë detyrime;
- Opinionet dhe Rekomandimet: Rekomandimi është një sugjerim për një veprim të veçantë që duhet të ndërmerret nga Shteti të cilit i drejtohet. Ndërsa Opinioni përfshin vizionin e institucioneve të BE-së mbi një çështje të veçantë. Këto masa nuk janë detyruese dhe kanë vetëm një natyrë bindëse;
- Rezolutat dhe Deklaratat: Rezolutat nënvizojnë vizionet/qëllimet e përbashkëta të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, dhe Këshillit të BE-së. Rezolutat parashtrojnë drejtimin politik të veprimit të ardhshëm të Këshillit. Deklaratat janë të dy llojeve, domethënë ato që lidhen me zhvillimin e BE-së dhe ato që përshkruajnë më në hollësi vizionet e anëtarëve të Këshillit mbi interpretimin e vendimeve të Këshillit;
- Çështjet Juridike: Çështjet juridike përfshijnë vendime gjyqësore nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Parë Evropiane e Apelit.
Kapitujt negociues
RedaktoGjatë procesit të aderimit të një shteti të tretë në Bashkimin Evropian, Akti komunitar është i organizuar dhe strukturuar në 35 kapituj negociues. Kapitujt janë:[2]
- Kapitulli 1: Lëvizja e Lirë e Mallrave
- Kapitulli 2: Liria e Lëvizjes së Punëtorëve
- Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të ofruar Shërbime
- Kapitulli 4: Lëvizja e Lirë e Kapitalit
- Kapitulli 5: Prokurimi Publik
- Kapitulli 6: E Drejta e Shoqërive Tregtare
- Kapitulli 7: E Drejta e Pronësisë Intelektuale
- Kapitulli 8: Politika e Konkurrencës
- Kapitulli 9: Shërbimet Financiare
- Kapitulli 10: Shoqëria e Informacionit dhe Media
- Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi rural
- Kapitulli 12: Politika e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare
- Kapitulli 13: Peshkimi
- Kapitulli 14: Politikat e Transportit
- Kapitulli 15: Energjia
- Kapitulli 16: Tatimet
- Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare
- Kapitulli 18: Statistikat
- Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi
- Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
- Kapitulli 21: Rrjetet Trans-Evropiane
- Kapitulli 22: Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë
- Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
- Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
- Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi
- Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
- Kapitulli 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike
- Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit
- Kapitulli 29: Bashkimi Doganor
- Kapitulli 30: Marrëdhëniet me Jashtë
- Kapitulli 31: Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes
- Kapitulli 32: Kontrolli Financiar
- Kapitulli 33: Dispozitat Financiare dhe Buxhetore
- Kapitulli 34: Institucionet
- Kapitulli 35: Çështje të tjera
Referime
Redakto- ^ EuroGloss Arkivuar 19 gusht 2014 tek Wayback Machine, Banka e Shqipërisë
- ^ a b Mima, Gjergji (2022-07-19). "Përfitimet e Shqipërisë nga hapja e negociatave me BE - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2022. Marrë më 2022-11-03.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ a b c d "INFORMACION I PËRGJITHSHËM MBI BASHKIMIN EVROPIAN DHE PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN". www.bankofalbania.org. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2022. Marrë më 2022-11-03.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)