Adolph Frederick "Ad" Reinhardt (24 Dhjetor,1913 - 30 Gusht,1967) ishte një piktor abstrakt i cili filloi punën e tij ne New York ne vitet e 30-ta e duke vazhduar deri ne vitet e 60-ta. Ai ishte antarë i American Abstract Artists dhe ishte pjesë e lëvizjes të themeluar ne Betty Parsons Gallery, që u bë e njohur si ekspresionizem abstrakt. Ai gjithashtu ishte antar i "The Club", vendtakim i artistëve abstrakt ekspresionist të skollës së New York-ut, përgjat viteve 1940-1950.[1] Ai kishte një infulencë të madhe në artin konceptual, artin minimal dhe në pikturën monokrome. Ai besonte në filozofinë e artit të cilën e quajti Art as Art (Arti si Art).

Reinhardt kishte lindur në Buffalo, New York, dhe jetoi me familjen e tij ne zonën Riverside përgjatë lumit Niagara. Ai më vonë studioi historinë e artit në Kolegjin Columbia ku edhe krijoi shoqeri me Robert Lax dh eThomas Merton. Të tret zhvilluan koncepte te ngjashme lidhur me thjeshtësinë në drejtime të ndryshme. Reinhard e konsideroi veten si piktorë prej një moshe shumë tëre dhe filloi të fitonte qmime per pikturë në shkollë fillore e të mesme. Me ndjenjën se ai i kishte fituar te gjitha aftësite teknike në shkollë të mesme, ai refuzoi bursat e shkollave të artit dhe pranoi një bursë të plotë në universitetin Columbia në të cilën morri pjesë prej vitin 1931 deri 1935.

Estate Ad Reinhardt përfaqësohet nga David Zwirner Gallery, Nju Jork.[2]

Punimet

Redakto

Piktura

Redakto

Pikturat e hershme të ekspozuara të Reinhard shmangën reprezantimin, por treguan një progres të qëndrueshëm larg objekteve dhe referencave të jashtme. Puna e tijë eci nga kompozicionet e formave gjeometrike ne vitet e 40-ta deri tek punët me nuanca të ndryshme të të njejtës ngjyrë( të kuqe, të kaltër, të bardhë) ne vitet e 50-ta. Reinhardt është i njohur për pikturat e ashtuquajtura të "zeza" që u përkasin viteve te 60-ta, të cilat ne shikim të parë duken si piktura të pikturuara me te zezë por në fakt jane te ndërtuara me të zezë dhe hije të përafërta të zezës.Përkrahë shumë sygjerimeve, keto piktura pyesin se a mundë një gjë e tillë si absolutja, madje edhe te e zeza, të cilën shumica nuk e konsiderojnë si ngjyrë.

Lithographi i Reinhardt, i njohur si "Pa Luftë" nga dy fjalët e para të tekstit, tregon të dy anët e një karte postare ajrore drejtuar "Shefit të Luftës, Uashingtonit, D.C. U.S.A." me një listë prej 34 kërkesash që përfshijnë "asnjë napalm", "asnjë bombardim", "asnjë varfëri", "asnjë art lufte" dhe paralajmërime për vetë artin, "asnjë art në luftë" dhe "asnjë art në luftë.[3]

Shkrimet

Redakto

Shkrimet e tijë përfshijnë komentet për punën e tijë dhe për ato bashkohore.Fytyrësia e tij koncize, e mprehtë dhe ndjenja e abstraksionit i bëjnë ato lexime interesante edhe për ata që nuk i kanë parë pikturat e tij. Ashtu si pikturat e tij, shkrimi i tij vazhdon të jetë dekadë e diskutueshme pas përbërjes së tij. Shumë prej shkrimeve të tij janë mbledhur në Artin si Art, redaktuar nga Barbara Rose, Universiteti i Kalifornisë Press, 1991.

Grafitet
Redakto

Reinhard u bashkua me stafin e PM më 1942 dhe punoi orar të plotë tek kjo gazetë ditore deri më 1947, derisa u caktua të kryente shërbim në U.S Navy Në gazetën PM ai krijoi me mijëra karikatura dhe ilustrime prej të cilave më e njohura dhe më e riprodhuara është seria How to Look at Art. Reinhard gjithashtu ilustroi broshurën me mjaft infulencë Races of Mankind (1943) të destinuara fillimisht për t'u shpërndarë në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, por pasi u ndaluan më pas u shitën afër një milion kopje. Ai gjithashtu ilustroi një libër të fëmijëve A Good Man and His Good Wife.

Ekspozitat

Redakto
  • Guggenheim Museum ka paraqitur Reinhardt's Black Painting si pjesë e ekspozites Imageless, e mbyllur me 14 Shtator , 2008.
  • Josef Albers Museum Quadrat in Bottrop, Gjermani shfaqi Reinhardt's Last Paintings dhe punët e hershme perkrah punëve të Josef Albers (Hommage to the Square dhe të tjera)nga Shtatori i 2010 deri tek Janari i 2011.Të dytë punuan në Yale University 1952/53 kur J. Albers i ofroi Reinhardt një punë si profesor mysafir.["JOSEF ALBERS MUSEUM QUADRAT - Texte 1]
  • Në vjeshtën e 2013, David Zwirner Gallery mbajti një ekspzitë madhore të pikturave të zeza, karikaturave, dhe sllajdeve fotografike të Reinhardt's të kuruara nga Robert Storr.Ishte ekspozita e parë që nga paraqitja e retrospektives e Reinhardt me 1991 tek MoMA që shfaqte një dhomë me piktura te zeza.(13 gjithsej).
  • Art vs. History, ekspozita e parë madhore ne Europe e fokusuar tek karikaturat, komikat, dhe kollazhet e Reinhardt e ekspozuar ne Malmö Konsthall Qershor-Shtator 2015 dhe në EMMA – Espoo Museum i Artit Modern Mars-Prill2016.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ "New York art world: An Inside Look at the AbEx-ers" (në anglisht).
  2. ^ "Ad Reinhardt / David Zwirner" (në anglisht).
  3. ^ "No war/Whitney Museum of American Art" (në anglisht).
  4. ^ "Sidan hittades inte" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2016. Marrë më 9 tetor 2021.
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 prill 2018. Marrë më 7 shkurt 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)