Adem Grabovci është politikan dhe aktivist për çlirimin e Kosovës, dhe mbajtës postesh qeveritare në Kosovën e pas-luftës.

Në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 Grabovci u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës ku tani më është edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Qe nga perkujdesja e financave. Grabovci shërben si kryetar i grupit parlamentar Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është anëtar i Kryesisë Qendrore dhe kryetar i qendrës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë që nga viti 2005. Shërbeu edhe si sekretar i financave të PDK-së. Grabovci është një ndër themeluesit e PDK-së më 1999.

Më parë ai shërbeu si zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Post-telekomunikacionit nga viti 2007 kur ajo udhëhiqej nga ministri Fatmir Limaj. Në Qeverinë e Përkohshme të pasluftës shërbeu si ministër i financave.

Ishte i burgosur politik gjatë viteve 1984-1989 dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve më 1990. Pas ikjes në Zvicër shërbeu si kryetar i Lëvizjes Popullore, Dega në Zvicër dhe anëtarë i kryesisë së Lëvizjes Popullore për diasporë. Është një ndër themeluesit të fondit "Vendlindja Thërret", një ndër themeluesit e UÇK-së dhe anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Referimet

Redakto