Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

- Poezite e autorit :

I shtrirë në parkun e vjetër.

Një trung prej mishi.

Poeme per Vace Zelen.

Poetet janë bijte e zerit.

- Botime te autorit:

  1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
  2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
  3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
  4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
  5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
  6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
  7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
  8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
  9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
  10. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
  11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
  12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
  13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
  14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
  15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
  16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
  17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  18. ”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
  20. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
  21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
  22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
  23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
  24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
  25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
  26. ”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
  29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
  30. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
  31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
  32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
  33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
  34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
  35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
  39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
  41. ”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
  43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
  47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
  48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
  49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  50. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
  55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
  57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
  58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
  59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
  62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
  63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
  64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
  65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
  66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
  67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
  68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  69. “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
  70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
  71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
  72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
  75. ”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  76. “Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
  77. “Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
  78. “Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
  79. “Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
  80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
  82. “Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  83. “Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
  84. “Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
  85. “Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot

Lidhje të jashtme

Redakto