Adrian Gaxha u lind në Shkup më 13 shkurt 1984 dhe është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.

Jeta e hershme

Redakto

Adriani vjen nga një familje prej 4 anëtarësh, babai i tij quhet Emin, mamaja quhet Suzana dhe vëllai quhet Driton.[1] Adriani është fëmija i vogël. Adriani nis për herë të parë të këndojë në moshën 5-vjeçare ku regjistrohet në shkollë të muzikës. Gjithashtu po 5-vjeçar merr pjesë në një festival për fëmijë të quajtur "Bilbilat e Pranverës".

Karriera profesionale

Redakto

Adriani vazhdoi të frekuentonte festivalet për fëmijë deri në moshën 16-vjeçare. Adriani fitoi zemrat e publikut shqiptar kudo që ndodhej, por ambicia e Gaxhës shkon edhe më larg. Në fillim Adriani vendos që në Ballkan të njihet duke kënduar shqip dhe pas disa kohësh Gaxha e ndjen të arsyeshme të kënaqë edhe publikun maqedonas e boshnjak me një album në gjuhë maqedonase, i cili shiti kopje në shuma marramendëse. Gaxha jo vetëm që rrëmbeu zemrat e çdo vajze me pamjen e tij, por edhe me stilin dhe performancën e jashtëzakonshme. Për të mos lënë pas modelizmin, Gaxha përfaqëson Shqipërinë në Turqi ku dhe merr çmimin e parë si djali më i bukur në Ballkan. Gaxha kishte fituar zemrën e krejt publikut të Ballkanit tashmë, por prapë nuk dorëzohet. Ndërkohë një tjetër karakteristikë e Adrianit po dilte në pah, ambicia.Gaxha tenton të arrijë sa më larg në skenën maqedonase duke shuar çdo racizëm që ekzistonte midis maqedonasëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, kështu që merr pjesë në festivalin e Shkupit që çon finalistin në Eurovizion, por del i dyti. Megjithatë ai nuk dorëzohet, sepse 2 vjet më pas del triumfues në skenën e Shkupit dhe bëhet shqiptari i parë që prezanton Maqedoninë në Eurovizion, jo vetëm Maqedoninë por Shqiptarët e Maqedonisë.Por Adrijanin nuk mund ta quash vetëm "djali i baladave", kur i "qante" këngët ritmike me përformanca dhe koreografi.Gaxha gjithashtu cilësohet si kërcimtar shumë i mirë dhe përformues i talentuar gjithashtu.

Diskografia

Redakto

Albume

Redakto
  • Luj, Luj, Luj (2003)
  • Thuaj Mamit (2004)
  • 300 Godini (2008)
  • Brenduar (2010)

Referime

Redakto
  1. ^ "Biografia e Adrian Gaxhës". Tekste shqip.