Advanced Airborne National Command Post
Advanced Airborne National Command Post ose shkurtë AABNCP, është pjesë speciale e flotës ushtarake amerikane që në rast lufte janë në gjendje të marrin nën kontroll qendrën e sistemit komanduese kombëtarë apo të këshillit të udhëheqjes shtetërore. Marrja e komandës bëhet më qëllim të rritjes së sigurisë së qendrave komanduese tokësore të ekspozuara sulmeve. Kështu arrihet që të sigurohet shkalla më e lartë e sigurisë së udhëheqjes shtetërore. Këta aeroplanë janë të pajisura me dhoma qëndrimi e konferencave për deri 60 persona. Po ashtu këta aeroplanë janë të pajisur me sisteme komunikimi nga largësia, sisteme me mbrojtje të përforcuar ndaj pengesave edhe elektromagnetik. Po ashtu këto sisteme rezistojnë edhe rrezatimet e lëshuar nga centralet bërthamore, ashtu që të sigurohet mbajtja e lidhjeve me të gjithat qendrat komanduese ushtarake në tokë.