Aerodromi ushtarak i Kuçovës
Punimet për ndërtimin e kësaj baze, në fushën që kishin përdorur qysh në vitet ’30 italianët, filluan në vitin 1952, në të njëjtën kohë kur qeveria shqiptare dërgoi në ish-Bashkimin Sovjetik shumë djem shqiptarë për të mbaruar shkollën e aviacionit. Pas përfundimit së shkollës së aviacionit, të gjithë kursantët u rikthyen nga Bashkimi Sovjetik t’u përgatitur mirë. Në vitin 1955 këtu mbërritën avionët e parë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Me kalimin e viteve baza u zgjerua dhe u pasurua me avionë të tipave të ndryshëm: “Mig 15”, “Mig 19”, “Mig 21” dhe “Jak”. Në vitin 1996 u tentua nga qeveria që ky aeroport të kthehej në civil, por ky projekt nuk u bë për shkak të trazirave të vitit 1997. Futja e ushtrisë shqiptare në NATO filloi të ndryshojë pozitivisht për këtë aerodrom. Është investuar për rikonstruksionin e bazës ajrore. Kjo bazë sot është një nga më të rëndësishme në vend me parametra bashkëkohorë ku mund të ulen avion të çdo lloji dhe mbrohet nga NATO.