Afërdita Veveçka Priftaj

fizikane shqiptare

Afërdita Veveçka Priftaj (21 janar 1948, Berat) është profesore universitare dhe shkencëtare shqiptare.

Biografia

Redakto

Afërdita lindi më 21 janar 1948 në Berat në një familje intelektuale. Është diplomuar më 1970 në degën e fizikës 5-vjeçare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe pas studimeve u emërua pedagoge pranë katedrës së fizikës së përgjithshme pranë këtij fakulteti, kurse pas vitit 1990 si profesore në departamentin e fizikës të Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vitin 1982 fiton gradën “Doktor i shkencave”, kurse më 1994 merr titullin “Profesor i asociuar” dhe më 1999 “Profesor”. Më 2008 zgjidhet “Akademike e asociuar” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Afërdita Veveçka ka një përvojë të pasur jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në kërkimin shkencor në fushën e materialeve, veçanërisht për nanomaterialet dhe nanoteknologjinë. Afërdita Veveçka ka kontribuuar në mësimdhënie me botimin e teksteve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në kërkimin shkencor me botime të shumta në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.[1] Ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë më 4 korrik 2017 në Vjenë të Austrisë.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Akademik Asociuar Afërdita VEVEÇKA". www.akad.gov.al. Marrë më 2023-03-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)