Afërdita Dreshaj
Afërdita Dreshaj (lindur më 19 korrik 1986) është një këngëtare dhe fotomodele shqiptare. Në moshën 12-vjeçare u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. Ajo filloi karrierën e saj si modele në moshën 17-vjeçare, pasi u zbulua nga një fotograf. Në vitin 2010 kënga e saj "Kiss me" ishte një hit në Kosovë dhe Shqipëri.[1] Dreshaj është kurorëzuar Miss Universe Kosova 2011 dhe ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Miss Universe 2011 në Brazil.[2] Ajo është gruaja e katërt që përfaqëson Kosovën tek Miss Universe.[3]
Dreshaj gjithashtu ka konkuruar në spektaklin e bukurisë Miss Shqipëria 2007 ku aty fitoi çmimin e dytë (shoqeruesja e parë). Profesioni i saj si fotomodele e ka bërë ate te famshmë sepse ka shkuar në shumë vende të Evropës.
Ajo ka qenë e fejuar më parë me këngëtarin shqiptar Shpat Kasapi, finalist në Festivalin e Këngës 47. Në vitin 2013 Dreshaj dhe Kasapi u ndanë. Dreshaj aktualisht jeton në Michigan të SHBA-ve, me bashkëshortin e saj, mbrojtësin çek të hokejit mbi akull, Jakub Kindl. Që nga marsi i vitit 2021 ajo u bë nënë e një djali të quajtur Sky Blue Kindl.
Lidhje të jashtme
Redakto- Blogu për këngëtaren dhe modelen Aferdita Dreshaj. Arkivuar 16 korrik 2011 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ "Aferdita Dreshaj - Just kiss me (Official Video) - YouClubVideo". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2011. Marrë më 22 dhjetor 2010.
- ^ Aferdita Dreshaj ne Miss Universe 2011 ! - BESFORT VIDEO M1
- ^ Aferdita Dreshaj konkurente ne “Miss Universe Kosova 2011”