Afrim Kasolli
Afrim Kasolli lindi më 16.10.1979 në Prizren. Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës për Filozofi dhe Sociologji gjatë periudhës 2000-2006. Në përvojat e tij profesionale bën pjesë një seminar në kolegjin për studime njerëzore “Gani Bobi” me temë: “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” nga e cila ka përfituar një certifikatë dhe gjithashtu një kurs të gjuhës kroate në Fakultetin e filozofisë në Zagreb në vitin 2009. Përvojat e tij të punës janë të shumta dhe nisin në vitin 2000-2002 në Qendrën e Studimeve Njerëzore “Gani Bobi” si kërkues. Po në vitin 2002 ka punuar në revistën “Sheshi” , Prishtinë si ese-shkrues. Në vitin 2003 ka qenë kolumnist në revistën “Java” dhe në të njëjtin pozicion në 2005-ën në gazetën ditore “Lajm”. Ka punuar si asistent pedagog i filozofisë në Universitetin “Victory” gjatë viteve 2008-2009. Ndërkohë që gjatë viteve 2007-2010 ka qenë bashkëpunëtor në gazetën ditore “Express”.
Është aktivist i Lëvizjes vetëvendosje.