Agim Bacelli
Pak biografi për themeluesin e listave shqiptare në internet "Memedheu", "Nene Tereza", Besimtari", "Ylli Aferdita", e moderatorin e disa listave të tjera, z. Agim Bacelli.
Ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasën teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.
Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.
Është nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.
Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene një nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesëmarrjes sime ne këto lista... Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene një nga kontribuuesit me te veçante ne këto lista dhe jemi mahnitur nga gjerësia e tematikes, nga mënyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me një lidhje logjike te veçante. Ne çdo shkrim te Agimit kemi pare dashurinë e tij te pakufishme për Përendine e gjithçka qe ai ka krijuar, përkthyer, trajtuar lidhur me këtë ceshtje është një pune kolosale. Shkrimet e Agimit për gruan kane qene (dhe janë) një thesar i çmuar për listat e grave ne internet e veçanërisht për Bisede-femerore dhe ne publikisht e falënderojmë për këtë kontribut, pasi na ka njohur me jetën dhe veprën e disa grave me fame ne Shqipëri dhe bote. Shkrimet e Agimit ne fushën e teknologjisë apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur. Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit është e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqëron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij. Ka shkruar në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuar tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të". Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftarak Shqiptar.
Botime
Redakto- "Bukuri Tredimensionale", poezi 2003)
- "Kjo është Amerika", tregime (2003)
- "Në Çarkun e Puthjeve", poezi (2008)
- "Një Kauboj në Nju Jork", tregime dhe skica humoristike, (2008)
- "Zemra Prindërore", Antologji poetike me 52 poetë, (2009)
- "Bacellinj-të", biografi (2010)
Lidhje të jashtme
Redakto- letersia.zemrashqiptare.net Arkivuar 24 tetor 2016 tek Wayback Machine