Agim Kasapolli (11 prill 1945, Pejë) është basketbollist, trajner dhe gazetar i sportit.

Biografia

Redakto

Agim Kasapolli lindi në Pejë më 11 prill 1945. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Që nga mosha 18-vjeçare derisa ishte lojtar aktiv i basketbollit, anëtar i "Buduçnostit" në ligën e dytë federative të ish-Jugosllavisë. 35 herë i mbrojti ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Pas përfundimit të Fakultetit të Kulturës Fizike e dha edhe provimin për gjyqtar federativ, e më pas kreu edhe Shkollën e Lartë të Trajnerëve në Zagreb. Më 1981 u bë trajner i KB "Universiteti" të Prishtinës. Pas suksesit që shënoi me "Universitetin, më 1982 Shoqata e Trajnerëve të Jugosllavisë ia ndau titullin e trajnerit më të suksesshëm. Më 2001 u emërua përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, ku qëndroi për dy vjet. Po këtë detyrë e ushtroi edhe gjatë viteve 2010, 2011.

Agim Kasapolli nuk njihet vetëm për aftësitë e tij në basketboll, por edhe për kontributin e tij në gazetarinë sportive. Si gazetar ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke mbuluar ngjarjet sportive dhe duke ndikuar pozitivisht në sportin kosovar. Në periudhën 1974-1980 ishte gazetar i gazetës kroate "Sportske novosti" të Zagrebit. Punoi si gazetar i Radio Televizionit të Prishtinës (1976-1990), ndërsa pas luftës (1999-2003) rikthehet në Radio Televizion e Kosovës. Gjatë viteve '90 punoi në gazetën "Bota sot". Për punën 40-vjeçare në gazetarinë sportive u nderua me çmime dhe mirënjohje, përfshirë edhe çmimin "Anton Mazrreku" (2004), Laureat i Komitetit Olimpik të Kosovës (2023), etj.[1] [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Drini.us (2022-08-21). "Agim Kasapaollit, legjendës sportive dhe gazetareske mbarëshqiptare, duhet ti jipet "Çmimi Jetësor" për kontributin e tij të gjithanshëm". DRINI.us. Marrë më 2024-06-11.
  2. ^ Express, Gazeta (2023-02-26). "Agim Kasapolli nderohet me çmimin "Laureat" nga Komiteti Olimpik, e falënderon ambasadorin amerikan për urimin". Gazeta Express. Marrë më 2024-06-11.