Agim Kuleta
Agim Kuleta ka lindur më 01 tetor 1974 në Prishtinë. Është jurist i diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Është i punësuar si drejtues në ndërmarrjen private N.SH.G “XPRINT” në Prishtinë. Sa u përket aktiviteteve politike, Agimi ka qenë anëtar i LKÇK-së ku ka kryer funksionet e nënkryetarit për çështje organizative si dhe ka qenë kryeredaktor i revistës politike “Çlirimi”, organ ky i LKÇK-së. Po ashtu Agim Kuleta ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa aktualisht ushtron aktivitetin politik në kuadër të Lëvizjes për Bashkim si deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves.