Agim Spahiu u lind në fshatin Kolesjan më 22 prill të vitit 1952.- 27 Prill 1993)

Ai kreu shkollën e mesme në gjimnazin e Kukësit dhe studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës për gjuhë-letërsi. Përfundoi studimet në vitin 1974 dhe për 15 vjet rradhazi punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrethin e Hasit,në Gjinaj dhe shkollën e mesme të Fajzajve.

Në moshën 18 vjecare ai kishte botuar vëllimin e parë poetik me titull "Liria". Libra të tjerë në prozë e poezi të tij janë : "Duart e Punës"(1973), "Vjen në moshë"(1982), "Këngë për Idën e Hasin e Bardhë"(1982), "Të jetosh me ty", "Është koha të duhemi"(1990), "Njeriu mbi Pikëllimë", "Kurpalet" etj.

Agim Spahiu vdiq aksidentalisht më 14 dhjetor të vitit 1993. Vdekja e tij e parakohshme qe një humbje për arsimin, letërsinë dhe kulturën e Kukësit. Me dekretin nr.786, datë 3 mars të vitit 1994 është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë.