Agimet e kaltëra: roman për fëmijë të rinj
Ky roman rradhitet ndër veprat e rëndësishme të letërsisë sonë për fëmijë. Ngjarja është mjaft interesante. Ajo zgjon kërshërinë e lexuesve të vegjël, e sidomos të nxënësve të shkollës fillore. Edhe mënyra e të rrëfyerit, stilim është mjaft i qëlluar dhe origjinal. Kryeprotagonist i këtij romani, është një moshatar i juaji, një nxënës i shkollës fillore, i cili ishte mjaft i zgjuar._/ Ai ishte bir i një luftëtari, i një deputeti, por që s'pajtohej fort me idetë e prindërve. Ç'është e vërteta edhe prindërit nuk ishin në gjendje ta kuptonin të birin e tyre, t'i njihin dëshirat e ambiciet e tij. Gazmendi kishte shpirt krijuesi e zbuluesi. Ai ishte i tëri i dhënë pas zbulimit dhe patentimit të makinave për pastrimin e ajrit të ndotur nga zhvillimi i pakontrolluar industrial), që e ndotte qytetin e Artës, një shoqeje të Gazmendit e cia ishte e detyruar të largohej nga vendlindja e saj, për shkak të ndotjes së qytetit. Në roman mund të vëreni edhe grindjet e Gazmendit me prindërit e tij, madje, për shkak të këtyre grindjeve, Gazmendi edhe largohet nga shtëpia. Prindërit, çmenden për largimin e djalit, dritës së syve të tyre. Mirëpo, Gazmendi, nuk mund të qëndroj larg prindërve të tij ngaqë askund nuk arrin ta gjej ngrohtësinë e familjes dhe dashurisë. [Kategoria:Romane shqiptare] [Kategoria:Prozë shqipe]