Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikave dhe rregulloreve që promovojnë zhvillime të qëndrueshme të turizmit përgjatë rajonit bregdetar të vendit. Agjensia organizohet në nivelin qendror nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ka katër degë rajonale. Qëllimi i tij kryesor është të krijojë një sistem rregullash dhe standardesh që mundësojnë administrimin e duhur të hapësirave publike përgjatë plazheve dhe zonave rurale të bregdetit.[1]

Agjencia Kombëtare e Bregdetit
LlojiAgjensi turizmit
SeliaTirana
Drejtori i Përgjithshëm
Ledion Lako
Faqja në internetwww.akb.gov.al

Referime

Redakto
  1. ^ Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit