Agjencia Kombëtare e Policisë (Japoni)
Agjencia Kombëtare e Policisë është agjencia qendrore koordinuese e zbatimit të ligjit të sistemit të policisë japoneze. Ndryshe nga policia kombëtare në vende të tjera, AKP-ja nuk ka asnjë njësi operative të sajën përveç Gardës Perandorake; përkundrazi, ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e 47 departamenteve të policisë prefekturale të Japonisë dhe përcaktimin e standardeve dhe politikave të tyre të përgjithshme, megjithëse mund të komandojë agjencitë policore nën të në emergjenca kombëtare ose katastrofa në shkallë të gjerë. Është nën Komisionin Kombëtar të Sigurisë Publike të Zyrës së Kabinetit.
Që nga viti 2017, AKP-ja ka një forcë prej rreth 7,800 vetash: 2,100 oficerë të betuar, 900 roje dhe 4,800 staf qytetar.