Agjencia Kombëtare e Policisë (Mongoli)
Agjencia Kombëtare e Policisë është një agjenci që është pjesë e Qeverisë së Mongolisë dhe vepron si një forcë rezervë për Forcat e Armatosura të Mongolisë. Aktualisht është një agjenci e Ministrisë Mongole të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme dhe është organizata kryesore e zbatimit të ligjit në shtetin e Mongolisë.[1] Policia ndihmohet nga Drejtoria e Trupave të Brendshme të Mongolisë.
Në vitin 1866, sundimtarët Qing krijuan një forcë policore për 15 distriktet e zonës Ulan Batori të quajtur në gjuhën e folur "pesëmbëdhjetë polici". Pas Revolucionit Mongol të vitit 1911 dhe pavarësisë së Mongolisë së Jashtme, ajo u bë një forcë policore kombëtare. Dita e themelimit të forcës policore të stilit Militsija ishte 19 korriku 1921, kur Sesioni i 6-të i Kuralit të Vogël dekretoi krijimin e "Milicisë Parandaluese" me të njëjtin mandat si një forcë policore moderne. Ky urdhër erdhi disa ditë pas Revolucionit Mongol të vitit 1921 që çoi në shpalljen e Republikës Popullore Mongole në vitn 1924.[2]
- ^ "State Police Department (Mongolia) | GHDx". ghdx.healthdata.org. Marrë më 12 korr 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ police.gov.mn: Монголд цагдаагийн байгууллага байгуулагдсан нь