Agjencia e Prokurimit Publik (APP) është organ qendror, person juridik publik në varësi të Kryeministrit, që financohet nga Buxheti i Shtetit.[1]

Agjencia e Prokurimit Publik
ShkurtesaAPP
LlojiAutoritet shtetëror
Qëllimimirëfunksionimi i sistemit të prokurimit publik
SeliaKryeministria
Drejtor i Përgjithshëm
Reida Kashta
Faqja në internethttp:http://app.gov.al/

Kompetencat

Redakto
 
Ndërtesa e Këshillit të Ministrave, Tiranë

Kompetencat kryesore që ligji i ngarkon APP janë si vijon:

  • paraqet në Këshillin e Ministrave propozime për rregullat e prokurimit;
  • nxit dhe organizon kualifikimin e punonjësve të qeverisjes qendrore dhe vendore, të përfshirë në veprimtaritë e prokurimit publik;
  • harton dhe nxjerr Buletinin e Njoftimeve Publike, siç është përshkruar në rregullat e prokurimit;
  • harton dokumentet standarde të tenderit, që do të përdoren në procedurat e prokurimit, sipas rregullave të prokurimit publik;
  • në përputhje me kërkesën, jep këshilla dhe asistencë teknike për autoritetet kontraktore, që ndërmarrin një procedurë prokurimi;
  • paraqet një raport vjetor në Këshillin e Ministrave për funksionimin e përgjithshëm të sistemit të prokurimit publik;
  • bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare dhe me ente të tjera të huaja për çështje që lidhen me sistemin e prokurimit publik;
  • planifikon dhe bashkërendon ndihmën teknike të huaj për Shqipërinë në fushën e prokurimit publik;
  • nxit dhe mbështet përdorimin e standardeve teknike ndërkombëtare për përgatitjen e specifikimeve teknike kombëtare, si dhe mban lidhje të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimeve;
  • verifikon zbatimin e procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit, shqyrton rekomandimet e organeve audituese për procedurat e prokurimit, si dhe monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik.
  • në rast shkeljesh ligjore, vendos gjoba ose i propozon drejtuesit të autoritetit kontraktor apo organeve më të larta masa disiplinore për personat e autoriteteve kontraktore, që i kanë kryer këto shkelje;

Funksionimi

Redakto

APP funksionon në bazë të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar. Ky ligj ka shfuqizuar ligjin e mëparshëm nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”. APP harton dhe përshtat rregulloret e saj të brendshme. Nëpunësit e APP gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa stafi ndihmës emërohet nga Drejtori i Agjencisë dhe statusi i tyre rregullohet me Kodin e Punës.

Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" ka ndryshuar disa herë përgjatë viteve. Ndryshimet janë bërë me këto akte ligjore: Ligjin Nr. 9800, datë 10.09.2007, Ligjin Nr. 9855, datë 26.12.2007, Ligjin Nr. 10170, datë 22.10.2009, Ligjin Nr.10 309, datë 22.07.2010, Ligjin Nr. 22/2012, Ligjin Nr. 131/2012, Ligjin Nr. 182/2014 dhe Ligjin Nr. 47/2017.

Përjashtimi i operatorëve ekonomikë

Redakto

Agjencia e Prokurimit Publik shqyrton administrativisht çështjet që kanë të bëjnë me përjashtimin e operatorëve ekonomik nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit. Sipas ligjit të prokurimeve, operatorët ekonomikë mund të përjashtohen për një periudhë nga 1 deri në 3 vjet për:
- keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi;
- veprime korruptive;
- dënime për vepra penale;
- mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale në kontratat publike, brenda afateve të përcaktuara në rregullat e prokurimit;
- kur ka një vendim të formës së prerë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje në oferta.

Sistemi i Prokurimit Elektronik (e-procurement)

Redakto

Shqipëria përdor gjerësisht prokurimin elektronik, i cili është i qendërzuar dhe menaxhohet nga APP. Çdo Autoritet Kontraktor (ent i cili zhvillon procedura prokurimi) zhvillon procedurat e prokurimit përmes sistemit elektronik të prokurimeve (SEP). Në këtë sistem kryhen elektronikisht të gjitha procedurat e prokurimit publik, përfshirë prokurimet me vlerë të vogël, si dhe faza e parë e procedurave koncesionare/partneriteteve publike private, sipas parashikimeve legjislative përkatëse. Përdorimi i sistemit elektronik garanton një proces transparent dhe siguron kushtet për një konkurrim të hapur dhe të paanshëm ndërmjet operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Me qëllim lehtësimin e hapave që ndiqen në procedurat elektronike, në faqen zyrtare të APP gjenden të publikuara udhëzimet dhe manualet e përgatitura , për të gjithë përdoruesit e sistemit elektronik dhe për çdo rol që ata kanë në proces.

Buletini i Njoftimeve Publike

Redakto

Çdo të hënë, APP publikon Buletinin e Njoftimeve Publike, në të cilin gjendet informacion në lidhje me njoftimet e procedurave të prokurimit, koncesioneve/partneritetit publik privat dhe ankandeve publike, operatorët ekonomikë të përjashtuar nga pjesëmarrja në këto procedura, sipas periudhës së caktuar, si dhe çdo informacion tjetër i nevojshëm për publikim.

Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja zyrtare e APP

Referime:

Redakto
  1. ^ Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar