Agora (Film)
Agora (spanjisht: Ágora) është një film i vitit 2009 në gjuhën spanjolle dhe angleze, i përketë zhanerit dramë historike me regji të Alejandro Amenábar dhe i shkruar nga Amenábar dhe Mateo Gil. Aktorët protagonistë janë Rachel Weisz në rolin e Hypathis, një grua matematikane, filozofe dhe astronome në fund të shekullit të IV-të në Egjiptin e preiudhës romake, e cila studion të metat gjeocentrike së sistemit të Ptolemeut dhe modelit heliocentric që sfidon atë.
E rrethuar nga trazirat fetare dhe trazirat sociale, Hypathia lufton për të shpëtuar njohurit klasike të antikitetit nga shkatërrimi. Max Minghella është në rolin e bashkëprotagonistit i cili luan Davus-in, skllavin e babait të Hypathias dhe Oscar Isaac në rolin e Orestit, studentit të Hypathias dhe më pas së prefektit të Aleksandrisë.
Subjekti
RedaktoNë 391 p.e.sonë, Aleksandria është pjesë e Perandorisë Romake dhe folozofja greke Hypathia është mësuese e shkollës Platonike, ku arsimohen liderit e ardhshëm. Hypathia është e bija e Theonit, drejtorit të Muzeut të Aleksandrisë.
Hypathia, skllavi i babait të saj Davusi, dhe dy nxënësit e saj, Oresti dhe Synesius, janë të vendosur në një peisazh me ndryshime politike dhe sociale. Ajo e refuzon dashurinë e Orestit (Hypathia i ofron atij një peshqir me gjakun e menstruacioneve, për t'i treguar atij se dashuria e saj ka të meta, ndërsa studimi nuk ka asnjë): ajo preferon që t'ia kushtojë veten e saj shkencës. Davus është ndihmësi i Hypathis në klasë dhe është i interesuar rreth shkencës, gjithashtu edhe i dashuruar në mënyrë të fshehtë me të.