Ahmed ibn Maxhid
Ahmed ibn Mexhid (Arabisht: أحمد بن ماجد) ishte navigator dhe hartograf arab i cili lindi në vitin 1421 në Sur. Ai lindi në një familje që ishin lundrues, në moshën 17 vjeç ai ishte i aftë të drejtoj anije. Ai u bë i njohur si detari i parë arab. Nuk dihet data e saktë e vdekjes së tij, por ai vdiq në vitin 1500. Në Perëndim, Mexhid u bë i famshëm si një navigator që ndihmoi detarin portugezë Vasco da Gama për të gjetur rrugën e tij nga Afrika në Indi duke përdorur një hartë arabe që ishte e panjohur për detarët evropianë, sidoqoftë dijetari në subjekt: G.R. Tibbet e hedh poshtë këtë pretendim. Kjo u përmend nga historiani osman Kutb el-Din rreth 50 vite pas vdekjes së Mexhidit. Mexhid poashtu ka shkruar poezi dhe proza dhe ishte i njohur si luani i detit.