Ahmet Zherka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ahmet Ymer Zherka (1882-1967) lindi në Gjakovë. Më të fillon historia e zanatit të fotografisë në Kosovë. Fotokamerën e parë e ka sjell nga Selaniku. Më 1896 me të hollat familjare bleu një aparat fotografik dhe më 1900 e hap dyqanin e parë fotografik në Gjakovë por edhe të parin në Kosovë. Në vitët 1900-1906 shkollohet për fotografi në Budapest, Vjen dhe Hamburg ku qëndron si i rebeluar nga familja në shkollat ushtarakë të Austro-Hungarisë.
Histori
RedaktoKritiku dhe historiani i fotografisë nga Shqipëria, Qerim Vrioni, duket të mos ketë hulumtuar aq shumë kur kishte vendosur që në librin e tij “150 vjet fotografi shqiptare”, të përthekonte edhe historinë e fotografisë kosovare dhe fotografëve kosovarë.
Për ta përfunduar atë Vroni, në përurimin e monografisë së tij, të hënën në Galerinë e Artëve në Kosovë, ka thënë se ka gjurmuar plot katër vite. Gjatë këtij hulumtimi kishte ardhur në përfundim se fotografia në Kosovë paraqitet në vitet ‘30 të shekullit XX. I pari që shkrepi fotoaparatin në Kosovë, sipas tij ishte Rexhep Rakovica. Por kjo ka dalë të mos jetë e saktë. Ndaj kësaj kanë reaguar të pranishmit në përurimin e “150 vjet fotografi shqiptarë. Xhiruesi filmik Shukri Kaçaniku, ka “përplasur” fakte që hedhin poshtë ato të Vrionit që i ka paraqitur në libër.
“Emrat si Fahredin Spahiu, Menduh Nushi, Naim Shala, Burim Myftiu e Afrim Spahiu, të cilët Vrioni i ka bërë pjesë të monografisë mbi fotografinë shqiptare, nuk janë emrat me të cilat fillon historia e fotografisë në Kosovë” ka thënë Kaçaniku. Ai ka argumentuar reagimin e tij, duke i hedhur një pjesë të fajit edhe kritikut të artit, Mustafa Ferizi, i cili me fjalimin e tij promovues mbështeti ecurinë me të cilën Vrioni kishte përfunduar monografinë.
"Qysh në vitin 1900 fotografi Ahmet Zherka nga Gjakova ka pasur studion e vet të fotografisë ku ndoshta është fotografuar edhe vetë Mustafa Ferizi" ka thënë Kaçaniku.
Përveç Zherkës, deri tek Rexhep Rakovica (1930), Kaçaniku nuk ngurroi "të ngjeshë" historinë e fotografisë me emra që shënuan periudhën para vitit 1930, e të cilin Vrioni e cilësoi si "vitin zero", për fotografinë kosovare.
“Me gjithë respektin për punën e bërë, më duhet të them se libri "150 vjet fotografi shqiptare" ka mangësi të mëdha” ka përfunduar Kaçaniku.
Për "akuzat" që pranoi ditën e promovimit të librit, Vrioni u shpreh se janë plotësisht me vend, po se kahu për të mëtuar kësisoj i ishte dhënë qysh në vitin 2005.
Ai haptazi shprehu gatishmërinë që në ribotimin e librit apo në vazhdimësinë e edicionit të parë, të pranojë ndihmën e njohësve të fotografisë, sa u takon atyre kosovarë.
“E pranoj që është mangësi e imja dhe unë e ndjej që do të duhet të hulumtoja më shumë. Vërejtja qëndron prandaj edhe kërkoj që të më ndihmoni herëve të tjera duke e pasqyruar mirë historinë e fotografisë kosovare” ka thënë Vrioni.
Ndërkaq “150 vjet fotografi shqiptare”, nuk është libri i parë në të cilin fotografi dhe studiuesi i pasionuar i fotografisë, kishte shkrirë analizat e veta për fotografinë shqiptare dhe të huaj.
"Në vitin 2005, Vrioni botoi librin e tij studimor me titull poetik "Fotografi me një grusht diell", i cili konsiderohet libri i parë i fotografisë shqiptare" tha gjatë promovimit kritiku i artit, Mustafa Ferizi.