Ai Kawashima (川嶋 あい Kawashima Ai?, e lindur më 21 shkurt, 1986) është një pianiste japoneze, tekst-shkruese dhe këngëtare e muzikës pop. Duke tejkaluar fëmijërinë e saj tragjike, ajo lëshoj këngën e saj debutuese Asueno tobira (Door to Tomorrow) si duo me I Wish në vitin 2003. Ajo është e njohur për performancat e saj të shumta në rrugë. Ajo është gjithashtu e njohur për përkushtimin e saj për të ndihmuar fëmijët në rrethana të ngjashme me atë në Japoni dhe në mbarë botën.

Ai Kawashima
Informata themelore
Emri i lindjes川島 愛
Lindi21 shkurt 1986 (38 vjeçe), Sawara-ku, Fukuoka, Japoni
ZhanretJ-pop
Profesionitekst shkruese, këngëtare, pianiste
Vitet aktive1999–present
LabeliTsubasa, Sony Music Japan
Uebfaqjawww.kawashimaai.com

Jeta e hershme

Redakto

Kawashima lindi dhe u rrit në Fukuoka, Japoni.[1]Pas lindjes së saj, shëndeti i nënës së saj u përkeqësua dhe ajo vdiq kur Kawashima ishte vetëm 3 vjeç. Për shkak se babai i saj kishte munguar para se të lindte, ajo u dërgua në një jetimore dhe përfundimisht u adoptua nga familja Kawashima, pronarë të një ndërmarrje ndërtimi. Babai që e adoptoj atë vdiq kur ishte 10 vjeç. Pas diplomimit nga shkolla e mesme, ajo u zhvendos në Tokio.[1] Nëna e saj adoptuese vdiq kur ajo ishte 16 vjeçare. vdiq kur ishte 16 vjeçe. Ajo filloi të luajë piano në moshën 3 vjeçare dhe përfundimisht filloi të mendonte për një karrierë si këngëtare.[1]

Karriera

Redakto

Kawashima filloi karrierën e saj si një këngëtare enka. Në moshën 10-vjeçare, ajo luajti në skenë në Sallën Carnegie në Nju Jork. Në vitin 1999, ajo lëshoi debutimin e saj të parë, Juu-roku Koi Gokoro / Anata ni Kataomoi. Megjithatë, projekti enka u dëmtua nga shitjet e dobëta dhe u braktis tërësisht brenda pak muajsh.

Pas këtij dështimi fillestar, ajo filloi të këndonte këngët e saj në qoshet e rrugëve të ngarkuara në Shibuya, Tokio me një mikrofon dhe një luajtës të radio kasetave.[1] Për t'u bërë e famshme, ajo e caktoi qëllimin e 1000 performimeve në rrugë.[1] Askush nuk i kushtoi vëmendje këngëve të saj në fillim, por turma gradualisht u rrit ndërsa vazhdonte të performonte në rrugë dhe u takua me njerëz që i dhanë përkrahjen asaj, duke kulmuar debutimin e saj të madh dhe të vetmin hit "Asueno tobira" të vitit 2003, i cili shiti më shumë se 900.000 kopje.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f Takashi Sakinaga (23 qershor 2006). "Featuring Translations / Singer finds path in her own 'stars'". The Daily Yomiuri (në anglisht).

Lidhje të jashtme

Redakto