Ajka
Ajka (lokale Maza, Kajmaku) është shtresa e mbledhur, e yndyrshme e qumështit të nxehtë pas ftohjes së tij.
Procesi
RedaktoQumështi zihet në një enë sa më të gjerë. Lihet të ftohet 24 orë në frigorifer pa e prekur qumështin asnjëherë. Pastaj hiqet pjesa e sipërme pra ajka dhe vendoset në një enë të përshtatshme dhe kryposet. Nëse dëshirojmë që ajka të ruhet më gjatë atëherë e gjithë ena duhet të mbushet me ajkë kryposet i hapet një vrimë e vogël në fund të enës në mënyrë që të kullohet lëngu (uji i tepërt).
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |