Akile Toveli
Akile Toveli (1841-1922) ishte një komediograf i degjuar i teatrit italian, ben pjese ne vargun e gjate te njerezve te medhenj me origjine shqiptare,te cilet kane dhene ndihmesen e tyre te vyer ne thesarin e kultures boterore. I ati,Vincesko Toveli,ishte i ardhur nga Bazilea nje fshat i vogel arberesh i Bazilikates.Drejtor i teatrit "Politeama" te Napolit,ai ishte njekohesisht dhe kryeredaktori i fletores:"Omnibus",qe u botua nga viti 1833 deri me 1880,pra rreth 47 vjet. Ajo ishte gazeta e pare letrare ne Napoli.I biri i Vinceskos,Akile Toveli,filloi qe heret te shkruante per teatrin. Veprat e tij te para ishin komedite:"Shume nder'"Pika e mbeshtetjes""Edhe gruaja me e thjeshte vlen sa dy burra" Me veprat"Kush vdes duhet te shtrihet",dhe "Mision gruaje"ai fitoi disa cmime ne konkurset e shpallura per vepra dramatike.. Por ishte komedia "Burrat e martuar" qe e beri shume te njohur kete komediograf te ri,qe nuk ishte vecse 25 vjec ne ate kohe. "Burrat e martuar" ka gati nje shekull qe shfaqet me sukses dhe madje edhe eshte ekranizuar. Komedia u mireprit nga te gjitha rrethet letrare te kohes,sidomos nga teatrot italiane,qe nxituan ta vene ne skene.Shkrimtari i madh italian i asaj kohe Aleksander Manxoni,qe kishte nje simpati te mashe per Tovelin,u shpreh:"Kaq i ri dhe kaq i njohur.Akile Toveli,pak perpara shpresa dhe tani nderi i teatrit italian" Gjithsesi,rruga artistike e Akile Tovelit,nuk pati qene aspak e lehte per te dale aty ne majat e artit skenik italian...Ai diti ti pergjigjej kritikave drite-shkurtera,me pune dhe vepra te reja,mund te permendim:"Realiteti i hidhur""Skrolina""Gra te reja dhe gra moderne"(Trilogji)"Bija shume e dashur"etj Duhen permendur kompozitori i madh italian Xhuzepe Verdi,i cili e cmonte shume Tovelin,dhe interesant do ishte dhe takimi me poetin e madh arberesh Jeronim De Rada aty nga fundi i vitit 1835 ne zyren e redaksise te "Onibusit"ku vete Toveli i permalluar do shpreheshe:"Gjaku yne i humbur,gjaku yne i shperndare". Ne vepren e tij teatrale, ne galerine e pasur te personazheve,gjeten nje pjese te madhe te roleve te tyre aktoret me te njohur te asaj kohe.