Aksioma e Cantorit
Aksioma e Cantorit është një aksiome e cila krijon bazën e lidhjes së numrave kompleks me boshtin koordinativ të tyre. Sipas kësaj aksiome : Çdo numri kompteks z (x, y) i përgjigjet një dhe vetëm një pikë M (x, y) në planin kompleks dhe anasjelltas, çdo pike M (x, y) të planit kompleks i përgjigjet një dhe vetëm një numër kompleks z (x, y).[1]
Në planin kompleks C pika M (x, y) që korrespondon numrit kompleks z=(x, y) quhet figura e atij numri, ndërsa numri kompleks z = (x, y) quhet afiksi i pikës M (x, y). Mirëpo, meqë në planin koordinativ xOy secilës pikë M (x, y) mund t'i shoqërohet edhe nga një vektor i lirë , konkludojmë se secilit numër kompleks z=(x, y) mund të shoqërohet nga një vektor i lire .
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Matematika I dhe II - Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Fakulteti Teknik në Prishtinë (1979)