Aksioni Humanist Polak
Aksioni Humanitar Polak ( PAH, pl. Polska Akcja Humanitarna ) është një organizatë joqeveritare polake që vepron në Poloni dhe vende të tjera.
Misioni i saj është "ta bëjë botën një vend më të mirë përmes lehtësimit të vuajtjeve njerëzore dhe promovimit të vlerave humanitare".
Aksioni Humanitar Polak (PAH) ndihmon njerëzit në situata krize të bëhen vetë-besues dhe të rimarrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë, PAH përqendron përpjekjet e saj në shoqërinë polake, me synimin për të formuar qëndrime humanitare dhe për të krijuar një kulturë moderne të ndihmave. Parimi udhëzues i PAH është të veprojë me efikasitet në respektimin e dinjitetit njerëzor. Parimi i PAH, i zbatuar që në momentin e themelimit, është të sigurojë ndihmë pa marrë parasysh kombësinë, racën, fenë ose partinë e konfliktit.
Bordi Menaxhues i PAH
Redakto- Janina Ochojska-Okońska - presidente e Aksionit Humanitar Polak nga themelimi i saj.
- Włodzimierz Sarna.
- Grzegorz Gruca.
- Małgorzata Jasiczek-Gebert.
- Aleksandra Rezunow.
Historia dhe Karakteristikat e Aktivitetit të PAH
RedaktoAksioni Humanitar Polak u krijua në 26 Dhjetor 1992, fillimisht si Fondacioni EquiLibre, dhe nga Dhjetori 1994 me emrin e tij të tanishëm. Në 1992, Janina Ochojska filloi të organizojë karvane me dhurime për banorët e Sarajevës. Ishte nisma e parë e këtij lloji, e cila siguroi një mundësi për shoqërinë polake të sigurojë ndihmë për njerëzit që vuajnë si rezultat i luftës, e cila po zhvillohej jo larg nga vendi i tyre. Aktiviteti i PAH shërbeu si një faktor mobilizues për njerëzit me prejardhje të ndryshme shoqërore. Ata ishin të vendosur për të ndihmuar dhe për të treguar solidaritetin e tyre me njerëzit në nevojë. Falë angazhimit të tyre, PAH ishte në gjendje të organizojë një seri aksionesh spontane ndihmuese, të cilat përqendroheshin kryesisht në ndihma të menjëhershme, duke dërguar karvane me donacione për të përmbushur nevojat themelore - ushqim, ilaç, pajisje rehabilitimi dhe nevoja të tjera të domosdoshme për të mbijetuar në situatën e luftës apo katastrofa natyrore.