Alba Malltezi E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht në Universitetin e Tiranës në vitin 1995. Gazetare e kulturës dhe spektaklit pranë “Gazetës Shqiptare” nga viti 1994-1998. Në vitin 1997 specializim dhe impenjim në RAI TRE Puglia në projektin “Nga Bregu në Breg” në ndihmë të bashkëatdhetarëve shqiptarë gjatë krizës së vitit ’97 pas falimentimit të fajdeve në Shqipëri. Më pas zv/ kryeredaktore në “Gazetën Shqiptare” deri në vitin 2000, e impenjuar me sektorët e ngjarjeve kulturore, kronikës, ngjarjeve ndërkombëtare. Pas vitit 2000 kryeredaktore e Radio RASH e më pas kryeredaktore e website Balkanweb Në vitin 2002 kryeredaktore e televizionit “NEWS24” deri në maj të vitit 2011. Autore e rubrikës “Periferi” në “Gazetën Shqiptare” prej vitit 2000. Sot Drejtore e Përgjithshme e grupit më të ri e të pavarur mediatik “Free and Fair Media Group”, ku përfshihen gazeta e përditshme Shqiptarja.com dhe website më të njëjtin emër.