Alban Bushi
Alban Bushi (20 gusht 1973, Tiranë) është një futbollist profesionist i cili ka luajtur me klubin K.F. Tirana në Kategorinë Superiore.
Karriera
RedaktoAlban Bushi ka një karrierë të gjatë, gjatë së cilës është aktivizuar në 12 klube, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai e filloi karrierën e tij në Tiranë me klubin K.F. Tirana me të cilin u aktivizua për 5 sezone (1989-1994). Mbas K.F. Tirana ai u aktivizua në Hungari me Szegedi LC dhe më pas në Gjermani me FC Remscheid. Më pas ai u kthye tek K.F. Tirana dhe mbas dy vjetësh ai u transferua tek Apollon Smyrni F.C në Greqi para se të aktivizohej në Bulgari me Litex Lovech. Mbas aventurës në Bullgari ai u transferua në Turqi duke u aktivizuar me Adanaspor, duke kaluar më pas me Istanbulspor me të cilën u aktivizua pak. Më pas kaloi në klube si Trabyonspor, AE Levadiakos etj. Më 31 gusht 2010, pikërisht ditën e fundit të transferimeve ai u kthye në klubin nga i cili nisi karrierën, K.F. Tirana.
Aktivizimi me Kombëtaren
RedaktoAlban Bushi është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares me 14 gola të shënuar. Bushi është aktivizuar 67 herë me kombëtaren Shqiptare, duke u renditur i katërti me më shumë paraqitje pas Foto Strakoshës, Altin Lalës dhe Igli Tares.
Karriera pas futbollit
RedaktoMë 17 janar 2012 Bushi u emërua si menaxher i ekipit kombëtar shqiptar të futbollit, një rol që Shoqata Shqiptare e Futbollit aplikoi për herë të parë pas sugjerimit të trajnerit të ri të arritur në Shqipëri, Gianni De Biasi.
Bushi u emërua si trajner i kombëtares shqiptare nën 16 vjeç për pjesëmarrjen e tyre në turneun e UEFA 2015 në maj 2015. Ai fitoi turneun duke fituar të tri ndeshjet.
Pas emërtimit të Paolo Tramezzani si drejtor i skuadrave kombëtare, më 9 dhjetor 2016 Bushi u cilësua si menaxher i skuadrës kombëtare të futbollit të Shqipërisë nën-21-vjeç. Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë U-21 më 27 mars 2017 kundër Moldavisë U-21 2-0.