Alban Ymeri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Alban Ymeri është jurist i diplomuar. Studimet i ka përfunduar në qytetin Siena të Italisë. Ai ka rrëfyer se para se të arrinte në Itali, punonte në një kafene në Tiranë, ku në vitin 1991 ishte larguar nga Shqipëria. Në planin profesional, përveç studimeve në juridik, ai ka diplomuar për agjent patundshmërish. Albani flet mirë edhe gjuhën ruse, gjermane, angleze dhe atë italiane. Alban Ymeri është drejtues i komunës së Assling-ut, dhe se ai drejton jo vetëm shërbimet komunale, por edhe të tërë stafin e personelit komunal. Vendbanimi Assling ka 2 000 banorë dhe gjendet nën komunën e Lienzit në Tirol të Austrisë.