Albana Mëlyshi
Albana Mëlyshi është gazetare dhe shkrimtare shqiptare.
Albana Mëlyshi | |
Fotoporteti | |
Emri | Albana |
Mbiemri | Mëlyshi |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtare, gazetare |
Biografia
RedaktoKa mbaruar fakultetin e gazetarisë në Tiranë në vitet 73. Prej vitit 1992 ndodhet me banim në Nju Jork. Është autore e disa librave në prozë dhe poezi si "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" 1999, "Fundjavë në Hillsajd" 2000, "Poezi" nën pseudonimin Blerta Tirana, 2000. Në tregimet e saj si edhe në poezi autorja dallohet për sinqeritetin e krijimit e një stil të rrjedhshëm e çlodhës. Po këtë vit Albana mbledh dhe boton me shpenzimet e saj Antologjinë me poezi të të rinjve në mërgim me titull "Zëra Nga Larg" Albana M Lifschin është autorja e librit të mirënjohur "Children Of Kosova - Stories of Horror" (anglisht dhe shqip) ku përshkruhet tragjedia e Kosovës nën këndvështrimin e fëmijëve kosovarë. Libri është konsideruar si një dokumentar i tragjedisë kosovare. Aty shihet egërsia njerëzore kundër qenieve njerëzore që nuk kanë të njëjtën kombësi, besim, ose bindje politike.' Libri u vlerësua jo vetëm nga komuniteti shqiptar por nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut i cili e aprovoi si tekst shkollor për studimet sociale, për klasat e 6-12. Libri i fundit i autores Alban M Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" është një kontribut tjetër i saj për komunitetin shqiptar në SHBA por edhe për të gjithë atdhetarët brenda e jashtë atdheut që janë të interesuar të mësojnë historinë e Amerikës. Libri ka marrë vlersime maksimale nga profesorë të nderuar, kompetentë shqiptaro-amerikanë dhe intelektualë të dëgjuar botuar në organet e shtypit shqiptar.