Albert Melyshi, është diplomuar për Punë Sociale në vitin 2009 dhe Master në Shkenca Sociale viti 2011 në UT. Ka punuar si mësues në gjimnazin e qytetit të Rrëshenit në vitet 2013-2015. Anëtar i stafit drejtues dhe mësues në Shkollën profesionale “Shën Jozefi punëtor” në vitet 2015-2023. Aktiviteti politik: * Anëtar i kryesisë së FRPD Mirditë në vitin 2011-2013. * Kryetar grupseksioni Rrëshen në vitin 2014-2016 * Nënkryetar PD Mirditë 2018-2021. * Kryetar PD Mirditë, Prill-Nëntor 2022. Rrjedh nga një familje demokrate, luftarake dhe atdhedashëse e persekutuar nga regjimi i para viteve 1990. Gjyshi i tij është ekzekutuar nga regjimi i asokohe në Valmir sëbashku me 13 burra Mirditorë. Albert Melyshi është i martuar dhe ka një fëmijë.