Alberta Troni
Alberta Troni (1976) pianiste. Diplomoi në Drejtimin e Pianos pranë Fakultetit të Arteve – Prishtinë në kl. e prof. Lejla Haxhiu. Është asistente e lëndës kryesore - Piano në të njëjtin Fakultet. Koncertoi në vend, në disa republika të ish - Jugosllavisë, në Nju Jork, Gjermani etj. Është pjesëmarrëse e Garave të Pianos “Nikolai Rubinstein” në Paris, ku fitoi vendin e tretë në kategorinë “Superior”. U perfeksionua në Siena të Italisë, dhe dy herë në Tel-Hai, Tel Aviv të Israelit.