Albin Tahiri (i lindur më 15 shkurt 1989 në Slloveni) është skijator Kosovar. Në vtin 2017 ishte sportisti i parë që përfaqësoj Kosovën në Kampionatin botror të të skijimit. Me profesion është dentist, ndërsa karrierën si skiator e ka ndërtuar në Slloveni. Suksesin më të madh e ka arritur në garën e fundit të Kampionatit Botëror kur u rendit i 49-ti në botë, nga 120 skiatorë që morën pjesë[1].

Albin Tahiri
U lind në (1989-02-15) 15 shkurt 1989 (35 vjeç)
KombësiaShqiptar
Shtetësia Kosova
ProfesioniSkiator

Albin Tahiri ka fituar normën olimpike dhe do ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik.

Biografia

Redakto

Albin Tahiri është 28 vjeç dhe ka lindur në Slloveni me baba shqiptar dhe nënë sllovene, është rritur në Slloveni por vendosi ta përfaqësojë Kosovën[2].

Tahiri përfundoi në vendin e dytë pas Klemen Kosit në vitin 2008 në një garë kombëtare rinore në Abetone. Deri në fund të sezonit ai arriti që disa herë të përfundoj top 10 në garat e mbajtura në Austri. Në Kampionatin Slloven 2009 ai regjistroi vendin e nëntë në super sllallom i madh. Këtë rezultat ai e përsëriti në Kampionatin Maqedonas në vitin 2012 në sllallom. Në janar 2010, ai shënoi rezultatet e tij më të mira ndërkombëtare deri më tani, kur përfundoi i dyti në sllallomin e madh të FIS në Erciyes dhe të nesërmen fitoi në sllallom[3].

Me datë 23 janar 2017, Tahiri debutoj në Kupën Evropiane në super slallom të madh në Meribel dhe zuri vendin 81-të. Në garat e mbajtura në të njëjtin vend, ai arriti në vendin e 47-të më të mirë në disciplinën kombinim. Në shkurt, Tahiri mori pjesë në Kampionatin Botëror të Skjimit në Shën Moritz. Pasi Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor 2014, Tahiri u bë skijatori i parë që të përfaqësonte vendin e tij në një Kampionat botror të FIS dhe një nga atletët e parë dimror për të garruar në garat ndërkombëtare për Kosovën. Më 4  mars, ai debutoj në kupën botrorë në sllallomin e madh të mbajtur në Kranjska Gora.

Albin Tahiri është sportisti i vetëm kosovar që do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018, të cilat do të mbahen prej 9 deri më 25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.[4]

Sukseset

Redakto

Kampionatet botërore

Redakto
  • St. Moritz 2017: 45. kombinim alpik, 49. super sllallom i madh, 51. lëshim i shpejt

Sukseset tjera

Redakto
  • 1 fitore në garat FIS-Rennen

Referimet

Redakto
  1. ^ https://data.fis-ski.com/dynamic/athlete-biography.html?sector=AL&fiscode=942023&bt=prev&limit=50&bt=prev&rec_start=0
  2. ^ http://klankosova.tv/albin-tahiri-shpresa-e-kosoves-per-medalje-video/
  3. ^ https://www.blick.ch/sport/ski/wm/stmoritz2017/wm-premiere-in-st-moritz-kosovare-schreibt-ski-geschichte-fuer-sein-land-id6189965.html
  4. ^ https://telegrafi.com/cfare-duhet-te-dini-per-skiatorin-albin-tahiri-qe-ta-perfaqesoje-kosoven-ne-lojerat-olimpike-dimerore-per-te-pare-ne-histori/