Albus Percival Wulfric Brian Dumbledore, që në shqip quhet "Urtimori", është personazh kryesor i serisë së librave të Harry Potter të shkruar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling. Ai është drejtori I shkollës kryesore të Magjisë dhe Shtigësisë të Hoguortsit. Ai është i moshuar dhe e shtyn Harrin te Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit ta luftojë antagonistin dhe rivalin e tij Lordin Voldemort (Fluronvdekjen). Në dy filmat e parë roli është luajtuar nga Richard Harris mirëpo ai fatkeqësisht vdiq dhe i la vendin Michael Gambon.

Albus Urtimori
Personazh nga Harry Potter
Krijuar ngaJ. K. Rowling
Luajtur ngaRichard Harris (në filmat 1 dhe 2)
Michael Gambon (në filmat 3-8)
Jude Law (Kafshët Fantastike: Krimet e Grindelvaldit)
Toby Regbo (i ri, filmi 7, Kafshët Fantastike:Krimet e Grindelvaldit)
Informacione
ProfesioniDrejtor i Shkollës së Magjisë dhe të Shtrigërisë Hoguorts (1960–1997)
Kryetar i Uizengamotit (1978–1997)
Delegat suprem i Konfederatës Ndërkombëtare të Magjistarëve (1983–1995)
Profesor i Shndërrimeve në Hoguorts (1930–1956)
Profesor i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta (1910–1930)
FamiljaPersival Urtimori (babai)
Kendra Urtimori (nëna)
Aberforth Urtimori (vëllai)
Ariana Urtimori (motra)

Biografia e personazhit imagjinar

Redakto

Historia para-botimit

Redakto

Lindja dhe adoleshenca

Redakto

Albus Urtimori ishte lindur nga Percival dhe Kendra Urtimori. Tre vite pas lindjes së tij lindi vëllai i tij Aberforthi dhe më pas motra e tij Ariana. Tre fëmijë babanacë e sulmuan Arianën kur ishte gjashtë vjeç, pasi që e pane atë duke përdorur magji. Për shkak të sulmit ajo u bë me një sëmundje të rëndë mendore për tërë jetën. Shumicën e kohës ajo ishte e parrezikshme dhe ishte e këndëshme, e dashur por dhe e drojtur. Nganjëherë ajo bëhej e pakontrollueshme dhe shpërthente me agresion. Babai i Albusit, Perival i sulmoi tre fëmijët e rinj babanacë dhe në këtë mënyrë duke u shpaguar për vajzën e tij dhe dërgohet në Azkaban me burgim të pëjetëshëm. Për të parandaluar Arianën atë e dërgojnë në Spitalin e Shën Mungut për Sëmundje dhe Plagë Magjike. Kendra zhvendos familjen tek një fshat i vogël pranë Gufallës së Godrikut dhe sëmundjet u bënë të padukshme. Fqinjët supozojnë se Ariana është një sulm në fjalë. Kur Dambledore (Urtimori) i kushtoi vëmendje Shkollës së Magjisë dhe Shtrigësisë së Hoguartit ai bëhet shok i Elphias Doge i cili ishte gënjeshtar i përgjithshëm dhe i duhur dhe ishte fëtyrëjeshil. Ai ishte një kontrabandues i parakohëshem i lisë së dragoit. Duke bërë edukimin e tij në shkollë ai u njohë si djali më i shkëlqyer që kishte shkelur në atë shkollë. Ai fiton shumë bursa studimi dhe vihet në kontakt me shumicën e magjistarëve të mëdhenj të asaj kohe p.sh. Nicolas Flamel, Bathilda Bagshot, Adalbert Waffling. Rikërkimi i tij dhe puna iu bëri vendin miqve nëpër gazeta dhe revista si Shndërrimi i Sotëshëm, Sfidat me Shorti, Bërballimi Praktik etj. Shtëpia e tij në Hoguart ishte ajo e Grifartit. Kjo informat është dhënë nga Hermiona Granxher , Harry – t dhe Ronit në Ekspresin e Hoguartit (Harry Potter dhe Guri Filozofik). Veç kësaj edhe në versionin filmik Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit ai thotë se në vitin e katërt u ka vënë Zjarrin perdeve në fjetoren e Grifartit. Pas Albusit erdhi dhe i vëllai Aberforthi, i cili dukej se nuk kishte të njejtën aftësi magjike me të vallaun kështu Albusi mbërrti deri në vitin e pestë në NZM (Niveli i Zakonshmën i Magjisë) ku vet plaka Griselda Marchbanks e kishte marrë në testin për Shorti dhe Shndërrim dhe ajo para Doleres Umbidge kishte thënë se nuk kishte parë të bëheshin gjëra të tilla me një shkop magjikë. Kur Dumbledore dhe Doge e kryen shkollën morën vendim të shkojnë në një udhëtim rreth botës. Kur ata ishin në udhëtim ai merr lajmin se e ëma ka vdekur e vrarë nga Ariana e cila kishte dalë jashtë kontrollit.

Urtimori dhe Grindelvaldi

Redakto

Për shkak të mungesës së të dy prindërve ( babai i cili ishte në Azkaban dhe nëna kishte vdekur), Albusi u bë zot I shtëpisë dhe mori detyrën të sillte ushqim në tryezë (ata nuk kishin edhe shumë ar në Gringot). Ai u forcua që t'ia dilte të mbante shtëpinë dhe të shkollonte Aberforthin dhe Arianën. Shumë shpejt aty erdhi të jetonte një djalosh I shkëlqyer, i cili jetonte me stër-tezen e tij Bathilda Bagshot, apo autorja e librit Historia e Magjisë. I riu Urtimor u bë shok me Gelert Grindelvaldin që i kishte prezantuar Bagshot. Ata ëndërronin të vendosnin rregullin në botë “për të mirën e epërt” duke I bashkuar tre objektet legjendare të Dhuratave të Vdekjes. Të dy besonin se bota nuk ishte e drejtë dhe se duhet ndryshuar. Bota e Magjisë duhet sundoj përmbi atë të babanacëve dhe magjistarët mund të bënin gjithçka me babanacë. Dumbledore dëshiron të ringjallë atë që e ka konsideruar fjalë boshe “për një mirësi më të madhe”. Ai prapëseprapë e dindte se ç’kishte ndërmend Gellert Grindavald (mirpo ishte konfuz mes aftësive dhe ideve në të njejtën kohë). Edhe nese ata do të dëshironin ta shkatërrronin këtë rrugë dhe të ishte “për një mirësi më të madhe” dhe ato vuajtje dhe humbje do të kishin një shpërblim 100 vath në vund të vundit. Etja e Dumbledore për fuqi dhe dije të përgjithshme ai ende kishte një përkujdesje për familjen e tij. Albusi planifikon ta merr Arianën me veti kur Aberforthi fillon të lej kujdesin për Hoguartin. Pas dy muajsh shoqërie, Aberforthi iu afrohet të dyve dhe I thotëAlbusit se ai nuk mund ta merr me vete Arianën sepse ajo nuk ishte e përshtatshme dhe nuk do të mund ta barte gjithë atë presion dhe nuk do të ishte e sigurt aty. Grindelvald I thotë se ai ishte një djalë I marrë që nuk do të qëndronte dot në rrugën e të vëllaut kur një botë e re magjistarësh do të vendoste rregullin në botë. Ariana nuk do të kishte nevoj të fshihej prej babanacëve sepse ata do të bënin regullat në botë. Pas kësaj Grindavaldi e mallkon me Mallkimin Kruciatus, Aberforthin dhe të tre luftojnë në duel. Nga kjo Ariana bëhet e pakontrollueshme dhe përpiqet ti ndihmoj mirpo atëherë ajo kapet kalimthi nga një mallkim që e kishte lëshuar një nga të tre dhe Ariana mbetet e vdekur. Për pjesën tjetër të jetës Albus u ndie fajtor, ai nuk e provoi kur se mallkimi I kujt e vrau motrën e tij të vetme. Ai kthehet tek shtëpia Bagshot dhe pregatitet t vëj rregullin e tij botërorë. Në funeralin e organizuar për Arianën Aberforthi bëhet I pakontrolluar dhe ia jep grusht turinjve albust drejtë e në hund duke I thyer atë. Nga ajo kohë ai besonte se fuqitë nuk ishin edhe aq të mira prandaj ai nuk e pranoi postin e Ministrit të Magjisë edhe pse I është ofruar plotë herë.

Karriera

Redakto

Kur kthehet në Hoguart zë vendin e mësuesit të Shndërrimit, dhe më vonë bëhet drejtor shkolle. Dumbledore arrin ta mposht Magjistarin e së Keqës Grindavaldin i cili kishte marr Shkopin e Vjetër, kjo është informat e figurave Çoko-bretkocave në një diskutim për të te Të Shenjtët e Vdekur. Ai e vrau dhe bëhet Mjeshti i Shkopit dhe e kishte deri në vdekje, dhe derisa të tre objektet e Shenjta të jenë të lidhura. Në figurë shpjegohet se ai dhe Nikolas Flamel në Alkimi kanë gjetur 12 mënyrat e përdorimit të gjakut të dragoit. Ai ka marr poste edhe si Kryetar i Uizingamotit dhe Drejtues i Konfederatës Ndërkombëtare të Magjistarëve. Edhe në vazhdim ai nuk e pranon postin e Ministrit të Magjisë. Ai ka marr edhe Urdhrin e Merlinit, klasi i parë dhe shërbime të posaçme.

Dumbledore dhe ngritja e Fluronvdekjes

Redakto

Informacion më i gjerë: Fluronvdekja Informacion më I gjerë: Hamortët Informacion më i gjerë: Organizimi i Urdhërit të Feniksit Një nga detyrat e Urtimorit ishte të gjente dhe ta udhëzonte Tom Morvolo Ridëllin dhe ti ofronte një vend në Hoguart. Ridëll jetonte në një strehimore babanacësh, ai kur e zbulon aftësit e tij magjike nuk e dinte se e ëma ishte një shtrigë. Kur Dumbledore shkon tek Ridlli dhe i tregon se ai bën pjesë në një botë të veçant dhe ai ishte i mirpritur të shkollohej në një shkollë magjie të quajtur Hoguart. Në shkollë vie Ridëlli dhe aftësit e tij dukeshin të hatashme por Dumbledore mendonte se nuk i duhej besuar fort këtë gjë e vërejti edhe Ridlli. Kur Ridlli kryen shkollën dhe dëshiron të bëhet mësues Dumbledore i thotë drejtorit Armando Dipedi. Ai i refuzoi duke i thënë se ishte i ri dhe le ta paraqes më vonë ketë kërkesë. Vite më vonë kur drejtor bëhet Dumbledore ai vjen ta paraqes kërkesen por atëherë Dumbledore ia pret shkurt se as nuk i shkon ndërmend, por atëherë ishin rrethana tjera dhe emrin Ridlli e kishte ndryshuar në Lordin Fluronvdekje. Duke e marr qështjen me duart e tij ai formoi një organizat e njohur me emrin Urdhëri i Feniksit ku bënin pjesë magjistar që e luftonin anën e errët të magjisë pra Fluronvdekjen, Hamortet dhe pasuesit e tjerë. Gjatë kësaj kohe Urdhri humbi shumë pjestar ndër ta ishin edhe aurorët Frenk dhe Liza Longbotom, Prevetët dhe padyshim Potterët. Duke bërë një bisedë Sibilia Trelanuej me Dumbledore për katedrën e mësuesit të Parashikimit të së Ardhmës. Në këtë Kokën e Derrit shqiptohet profecia ku thuhet humbja e Zotërisë së Errët dhe fitorja e drejtësisë. Aty Severus Pitoni dëgjon pjesën e parë të profecisë dhe shkon të ia tregoj zotërisë së tij mirpo nuk mundi të dëgjonte pjesën tjetër sepse vëllau i Albusit, Aberforthi e pëzuri jashtë Kokës së Derrit. Në librin e gjashtë Sibilaia i tregon Harry –t se si Pitoni ka dëgjuar pjesën e parë të profecisë. Pastaj Fluronvdekja e merr vesh dhe drejtohet te Potterët por duke dashur ta vras Harry – n vrau edhe Lilin dhe Xhejmsin duke e bërë Harrin kundërshtar të barabartë me të. Pak para vdekjes Dumbledore ia kërkon Mantelin e Padukshëm, Xhejmsit duke menduar se është një ndër objektet e Të Shenjtëve të Vdekur. Kështu ai e mban mantelin dhe vendos të ia lë të birit të Xhejmsit d.m.th. Harry –t . Pasi që Fluronvdekja u mposht përkohësisht ishte vendimi i Dumbledore ta rruante e ta mbronte Harry – n në shtëpin e Vernon dhe Petunia Dërsli. Duke ditur se me sakrificën e Lili Poterit ishte bërë një mburoj e pathyeshme e cila do të funksiononte me anë të lidhjes së gjakut, prandaj dhe Dumbledore i vendosi vulën magjisë duke bërë që Harry derisa të rritet të mos mund të preket nga Zotëria i Errët. Kjo shenjë ishte dashuria.

Në libra

Redakto

Harry Potter dhe Guri Filozofal

Redakto

Në fillim të librit Dumbledore e lë Harrin te Dërslit me një letër që do ti sqaronte të gjitha xhaxhait dhe tezes së tij dhe përshëndetet me të duke i thënë “paç fat”.

Me ardhjen e Harrit në Hoguorts, Urtimori mban fjalim ku thotë se ndalohet hyrja për në Pyllin e Ndaluar, magjitë nuk lejoheshin ndërmjet klasave dhe blerja nga dyqani i shakave të Zonkos. Ai thotë se edhe përzgjedhja për skuadrën e Kuidiçit do të bëhet prandaj duhet të lajmërohen të drejtoret e shtëpive. Më vonë Urtimori i tregon punën që bën Pasqyra e Dëshirave. Atij i bëhet qejfi që Harri i sheh familjen e tij pranë vetes por i thotë se nuk ia vlenë të futesh në ëndrra dhe të harosh të jetosh. Kështu Urtimori bën edhe një trik me anë të pasqyrës për Gurin Filozofal duke bërë që ai njeri i cili donte ta gjente gurin, ta gjente por jo ta përdorte do të mund ta merrte. Ai thirret në Ministrinë e Magjisë nga një mesazh i falsifikuar natën kur Grepsi dëshiron ta vjedh Gurin. Harri, Roni dhe Hermiona ia dalin të hyjnë e ta ndalin për pak kohë mirëpo më pas Urtimorit i duhet vetëm pak kohë sa të vijë dhe vjen në çast duke e hequr Grepsin dhe Fluronvdekjen sipër Harrit. Në infermieri ata bëjnë një bisedë ku Harri e pyet pse Lord Voldemorti ka dashur ta vrasë kur ka qenë fëmijë.

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave

Redakto

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave e pyet Harrin nëse ka diçka që dëshiron t'i thotë, por Harri i thotë asgjë pas sulmit të Xhastin Fleç-Flençit. Ai dyshon se Tom Ridlli është I përfshirë në sulmet kundër studentëve të tij. Harri e sheh edhe në ditar një Albus Urtimor më të ri i cili e pyet Tom Ridllin nëse dëshiron të thotë diçka. Ai e pyet se kush është fajtori (jo kush por si?). Në mes të noveles Urtimori për herë të pare pezullohet nga posti i drejtorit dhe përjashtohet nga Hoguortsi me nënshkrimin e 12 këshilltarëve të shkollës. Lusius Mallfoi I ka kërcënuar 11 këshilltarët të firmosin përjashtimin e tij me këtë rast sepse s’ka mundur ta kontrollojë gjendjen kur një përbindësh në shkollë është i lirë dhe sulmon nxënës. Mirpo këshilltarët sapo e marrin vesh se e bija e Artur Uezlit (Xhini Uezli) është rrëmbyer Brenda dhomës ai kthehet në Hoguorts dhe zbulon se Mallfoi i ka kërcënuar këshilltarët që ta përjashtojnë në rast se nuk do të donin ti shihnin familjet e mallkuara. Mallfoi me kthimin e Urtimorit largohet si këshilltar i shkollës. Pas gjithë asaj që ndodh, Urtimori i jep edhe Harrit dhe Ronit Çmimin e Posaçëm për Shërbime ndaj Shkollës. Ai gjithashtu I thotë Harrit se ai mund të flas gjuhën e gjarprit sepse Fluronvdekja natën që i humbi fuqitë, një pjesë të tyre ia ka transmetuar Harrit dhe provë e qartë ishte e folura e gjarpërishtës mirpo s’ka se përse bëhet merak se nuk ka nevoj të shkoj të Gjarpërblerti sepse janë “zgjedhjet tona dhe askush nuk ka të drejtën ta mohoj një gjë të tillë”. Zgjedhet janë ato që tregojnë se kush jemi ne në të vërtet.

Harry Potter dhe I Burgosuri I Azkabanit

Redakto

Këtu Dumbledore është I detyruar ti pranoj Marrosësit dhe tu tregoj nxënësve se për sigurinë e tyre që duhej mbrojtur kundër kriminelit Sirius Blek.Ne te vertete Siriusi nuk i ka vrare prinderoit e Harrit, por i ka mbrojtur ato. Krimin e ka kryer bishtnxehti nje hamort i Fluronvdejkjes. Ai urdhëron dhe që të vendosen të mbyllen dyert kur Bleku hynë në kështjellë. Më vonë në ndeshje të kuidiçit Marrosësit hynë në territory të shkollës dhe e sulmojnë Harrin por Dumbledore e shpëton me anë të shkopit magjikë që të mos vritet nga tërë ajo lartësi. Ai inatoset keqasi aty. Në fund ai I këshillon ta përdorin kohë-kthyesin që të kthehen në kohë dhe ta shpëtojnë Sqepfortin, Hipogrifin dhe Siriusin.

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë

Redakto

Në librin e katërt Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë, ai shpallë Turneun e Tre Magjistarëve. Kur del jashtë emri I Harrit ai e pyet nëse ia ka kërkuar një studenti më të madh ta fus në kupë emrin e tij. Nga fundi I librit ai fillon të druhet për Harrin sepse ai u kishte thënë se Fluronvdekja ishte kthyer dhe ka ardhur me trupin e Sedrik Digorit. Harri shkon me Alastor Mudin ( e rremë, është Barti Krouç I Riu nën veprimin e Shurupit të Shumëlëngjeve). Dumbledore me Pitonin dhe Mekgurin e dëgjon bisedën e tyre dhe e shpërthen derën duke e çarmatosur Mudin. Pastaj me Vërtetserum ai e detyron ti tregoj se si ka qenë plani për ringjalljen e Zotërisë së Errët. Në fund të asaj nate ai e dërgon Harrin në infermieri për pushim përderisa vetë e fton Kornelius Gjelsheqerin (ministrinë e magjisë) dhe I tregon për kthimin e tij por kjo I duket qesharake dhe largohet. Kështu pa humbur kohë Hagridin dhe Olimpian Maksim në mission, kurse Siriusi shkon ta rikthej Urdhrin e Feniksin dhe Severus Pitonin e dërgon te Zotëria I Errët në mënyrë që të jetë spiun I tij. Ai mban edhe një fjalim për kujtim të Sedrik Digorit.

Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit

Redakto

Në Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit, Dumbledore shkarkohet nga detyra si Kryetar i Uizingamotit, Udhëheqës i Konfederatës Ndërkombëtare të Magjistarëve dhe Urdhri i Merlinit i Klasës së Parë përshkakë të kthimit të Fluronvdekjes . Ministria e Magjisë bënë çdo gjë që t’ia zbret autoritetin përmes Gazetës së Profetit. Ai vie në Grimbollot Plejs numër 12 mirpo as nuk e kërkon Harrin. Në seancën diciplinore Harri filloj të ndihej më mirë kur pa se ndihmës i tij ishte Dumbledore. Mirpo ai as nuk i foli gjatë gjithë seancës dhe as nuk ia kthehu sytë për ta parë. Gjatë vitit në Hoguart, Ministria shpalli Dekretin Didaktik numër 22, duke lejuar që Gjelsheqeri të merrte një mësues të ri nëse Drejtori nuk është i aftë të bëjë një gjë të tillë. Doleres Umbrixh vendosi që në klasë të saj të mos përballohej Magjia Praktike duke shtyrë Harrin, Ronin dhe Hermionën të formojnë Ushtrinë e Dumbledore ose Ushtrinë e Urtimorit (Dumbledore’s Army). Pasi që UU zbulohet nga Ministria e Magjisë ai pranon të gjithë fajin e rremë dhe duke i marrë të gjitha përgjegjësitë. Kështu ai u shkarkua nga detyra e drejtorit në mënyrë që Harri të mos jetë i përjashtuar. Umbrixh e përjashton Sibilia Trelaunej dhe në këtë mënyrë Urtimori (Dumbledore) e zgjodhi Florencin si Mësues i Parashikimit të Fatit. Umbrixhi tërbohet sepse i urren gjysmë-njerëzorët. Urtimori nuk paraqitet më në libër derisa në Ministrin e Magjisë te Departamenti i Mistereve duke luftuar kundër Hamortëve. Aty ku Sirius Blek vrahet nga kushërira e tij Hamorte Belatris Lestrejnxhi. Ai e mbron Harrin nga Avada Kedavra ku e hudh Fluronvdekja. Atëherë fillon një duel i paparë në mes të dy mjeshtrave më të fuqishëm të magjisë në botë Urtimori dhe Fluronvdekja (Zotërisë i Errët). Pas Trupëzimit të Fluronvdekjes Urtimori e dërgoi në zyrën e tij me Magjibartës. Ai thotë se faji për vdekjen e Siriusit ishte i tij. Ai gjithashtu thotë se ka bërë faj sepse nuk i kishte treguar në lidhje me profecin që kishte bërë Sibilia Trelaunej që u bë shkakë që të vriteshin Xhejms dhe Lili Potter dhe se pse sulmoj Harrin kur ishte fëmijë. Ai i tregon se nuk ka pasur guxim ta shikonte në sy sepse Fluronvdekja nuk duhet të kuptonte se mardhëniet e tyre ishin më të afërta se mësues-nxënës. Po të kuptohet kjo do të ushtronte një kontroll të madh në mendjen e tij përmes Leximagjisë. Ai i tregon edhpse nuk e kishte bërë prefek me qëllim se kishte mjaft probleme edhe me detyrat e tij si prefekt. Ai i fiton të gjitha ato që kishte humbur Kryetar i Uizingamotit, Udhëheqës i Konfederatës Ndërkombëtare të Magjistarëve dhe Urdhri i Merlinit i Klasës së Parë.

Harry Potter dhe Princi Gjakëpërzier

Redakto

Te Harry Potter dhe Princi Gjakëpërzier, Urtimori i jep rëndësi komunikimit me Harrin dhe kështu ai kalon më shumë kohë më të më tepër se në cilindo libër tjetër. Ai e merr Harrin nga Privet Drajvi dhe shkojnë të takojnë Horas Brikërmillin në mënyrë që Harri të ia mbushë mendjen të jep mësim në Hoguart. Më pas ai e lë Harrin në Shtrofkë ku ishte shtabi i Urdhërit të Feniksit. Gjatë vitit shkollor ai takohet me Harrin shumë herë dhe këmbëngulë që ai të mësoj historinë e Fluronvdekjes sepse është shumë e rëndësishme dhe beson se do ti jep një dorë që të mbijetoj. Gjatë mësimëve ata i vizitojnë mendimet e njerëzve të ndryshëm dhe mësojnë shumë gjëra rreth Fluronvdekjes dhe gjenocidin kur ai ishte në kulmin e fuqive të tij. Ajo çfarë mësojnë është se Fluronvdekja ka krijuar 6 Horkrustë dhe ata duhet ti shkatërronin të gjithë para se të shkonin e të përballeshin me Zotërinë e Errët ku në fund duhet shkatërruar. Kështu ai i premton se herën e ardhshme do ta merrte me vete për ta shkatërruar Horkrustin e ardhëshëm. Harri në shumicën e mësimëve e lajmëron se një student po punon për llogari të Fluronvdekjes e ai ishte Drako Mallfoi. Mirpo ai i tha se nuk donte të merrte masa sepse ai di më shumë gjëra rreth asaj që po ndodhin sesa Harri. Drako bëri dy përpjekje për ta vrarë Urtimorin por ranë në duar të gabuara., në duar të studentëve. Ai nuk donte edhe të dëgjohej edhe një gjysmë fjale kundër Pitonit që kishte zënë vendin e mësuesit për Mbrojtjen kundër Arteve të Errëta dhe kur Harri i tha se ai ia kishte thënë profecinë Fluronvdekjes i cili më pas i vrau Lilin dhe Xhejmsin. Harri dyshon se Mallfoi po bën diçka në Dhomën e Nevojave dhe se ai aty nuk po mund të hynte. Kur Harri e paralajmëron për të dytën herë Urtimorin ai as që e merrr parasysh. Aty nga fundi i librit ata shkojnë në kërkim të një Horkrusti ku Urtimori beson se bëhet fjalë për një guvë. Ata më në fund e gjejnë hyrjen. Ai thotë se për të hyrë kërkon haraç d.m.th. se kërkonte gjak për të hyrë. Kështu Urtimori e preu dorën e tij dhe e preku shkëmbin i cili i la menjëherë të kalonin. Kur Harri i sheh trupat e vdekur në liqen Urtimori i shpjegon se nuk duhet të kemi frikë nga e panjohura derisa ajo të mos na frikësoj. Edhepse Fluronvdekja i druhet këtyre gjërave. Këta e gjejnë vendodhjen e Horkurstin dhe në të ishte sipër tij një lloj lëngu i cili pasi nuk mund të zbazej duhej pirë. Kështu Urtimori e piu dhe në këtë mënyrë ai filloj të ndihej keq një lloj torture mendore dhe trupore. Kur më në fund e piu ai kërkonte ujë. Harri ia mbushte gotën por sapo ia afronte uji zhdukej. Kështu e vetmja mënyrë që ishte tani ishte liqeni. Aty sapo piu ujë një mori inferësh erdhën dhe i sulmuan Harri provonte lloj lloj shortish por nuk mundi ti bënte të ktheheshin pas. Atëherë Urtimori ngritet në këmbë dhenga shkopi i tij lëshon një fijë të madhe e të fuqishme zjarri që i bënë të kalojnë të sigurtë deri në dalje. Aty trupëzohet të dy së bashku dhe dalin më vonë në Hogsmid. Me të mbërritur aty Madam Rozmerta i tregon se Damka e Zezë është paraqitur mbi shkollë dhe kështu këta sulen drejt kështjellës. Sapo arrijnë rreth Kullës së Astronomisë e gjejnë të zbarzët por një çast më vonë vie Drako Mallfoi I cili e çarmatos por para se ta çarmatoste Urtimori e ngriu Harrin. Ai I tha se e dinte se ishte përpjekur ta vriste gjatë gjithë vitit por I kishin dështuar. Atëherë e pyet sesi ai ia kishte dal ti fuste në shkolë hamortët. Pasta jai I tregon për një lloj hyerje të fshehtë dhe kur Harri me Urtimorin ishin jashtë shkolle ai I futi të gjithë në shkollë dhe erdhi këtu ta vras atë. Aty menjëherë erdhen edhe Hamortët e tjerë dhe Mallfoi duke mos mundur që ta vras Urtimorin Pitoni zbriti shkallët dhe e vrau më Mallkimin Vrasës (Avada Kedavra) dhe trupi I Urtimorit u ngurtësua dhe ai vdiç.

Dumbledori bëri një gabim duke mbajtur në dorë një unazë (Gurin e Ringjalljes) duke shpresuar të fliste me të motrën dhe prindërit. Por ai nuk I kushtoi rëndësi mallkimit dhe thirri Pitonin që ta ndihmonte ta hiqte mallkimin për atë natë. Pasi provoi gjithçka qka dinte ai I thotë Dumbedorit se kishte më pak se një vit jetë sepse edhe pse mallkimi nuk e vrau përnjeherësh ai do ta vrasë më vonë dhe ai do të vdes. Dumbledori e pyet nëse do ta vriste kur të vinte çasti edhepse do të dukej poshtëruese. Severusi bie dakord vetëm se ai I kishte thënë se do të bënte çdo gjë për të. Më vonë ai e kupton se Voldemort I ka besuar detyrën atij që ta vras Urtimorin. Ai I thotë Pitonit të mos vazhdoj më që të Mallfoi ta vriste atë por ai duhet ta bënte. Në atë natë të vrasjes ai I siguroj mbrojtje nga Urdhri I Feniksit për të dhe prindërit. Por Mallfoi zgjedhi Hamortët dhe ata duke ia mbushur mendjen që ta vrasë erdhi Pitoni. Ai e shikonte Drejtorin dhe nuk dinte ç’të bënte atëherë Urtimori Iu lut që ta bënte atë që I kishte dhënë si detyrë. Kështu Pitoni me Avada Kedavrën vrau Urtimorin dhe e la trupin e tij të pajetë aty.

Redakto

Funerali

Redakto

Përgjithësisht në funeral kishin ardhur mësues, nxënës, punëtor të Ministrisë së Magjisë, Katana, Banor të Liqenit, Centaur etj. Ata I bënë nderimet e tyre të fundit dhe aty Foksi këndonte me një zë të përmallëshëm si vajtim për vdekjen e mjeshtritë të tij.

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes

Redakto

Pasi I erdhi përqark fëmijërisë së Urtimorit dhe ngritjes në detyrë si drejtor Harri filloj të dyshoj se pse ndonjëherë fillonte të nxehej për Horkrustët kur nuk kishte informacionin e duhur por këtë e meson nga vëllau I tij për tregimin e të kaluarës së tij rinore. Për motrën e tij sesi ishte mësyrë nga babanacët dhe për se si ishte njohur me Gellert Grindavaldin dhe se si motra e tij kishte përfunduar e vdekur. Urtimori shkoi më pas dhe e mundi Grindavaldin duke bërë që të fitonte Shkopin e Vjetër. Më vonë ai e kuptoi se Unaza e Marvolos njëkohësisht ishte edhe Guri I Ringjalljes dhe ai e përdori për të folur me të dashurit e tij por më pas e pësoj edhe nga Mallkimi I vendosur nga Fluronvdekja dhe se si Pitoni I kishte treguar se kishte vetëm edhe një vit jetë. Ai ia ngarkoi detyrë Pitonit ta vrasë përpara Mallfoit të cilit Zotëria I Errët ia ka dhënë si detyrë. Qullësi (boggart) shndërrohet në trupin e motrës së tij të vdekur.

Brenda Mishit

Redakto

Albus Urtimori paraqitet edhe një herë drejt Harrit në sallën e madhe që I përngjan stacionit në King Kross. Ai dëshiron të ia bëj të qartë lidhjen në mes Voldemortit dhe Harrit. Ai I thotë se ishte Harri “Mjeshtri I Vdekjes” ai që mund ti bashkonte tre objektet legjendare të vdekjes (Relikët e Vdekjes). Kjo ndodhte sepse Harri asaj që I druhej më shumë ishte vdekja sepse frika e tij më e madhe është vet frika në formë të një Marrosi (dementors). Urtimori më pas e informon se atij I jepet mundësia të ec përpara në botën tjetër ose të kthehet prapa dhe të ballafaqohet me Fluronvdekjen. Para se Harri të largohet ai e pyet nëse ky takim I fundit ishte e gjitha në kokën e tij. Urtimori I përgjigjet se sigurisht që ishte në kokën e tij dhe pyet pse ajo do ta bënte më pak të vërtet. Harri kishte një bisedë të shkurtër më portretin e drejtorit në lidhje me Shkopin e Vjetër. Ishte e qartë se ai që e kishte udhëzuar Pitonin në krye të detyrës së tij si Drejtori I Hoguartit. Harri ua vuri emrin Albus Severus një djali të tij përshkakë të Urtimorit dhe Pitonit.

Aftësitë dhe Mjeshtërit Magjike

Redakto

Që në moshë të re Albus Urtimori tregoi aftësi të mëdha magjike kështu ai në NZM bëri magji që asnjë magjistar tjetër nuk do të mund ti ënte dhe nuk kishin pare të bëeshin asi gjëra vetëm me një shkop magjikë. Ai është I njohur në alkimi sepse së bashku me mikun e tij Nikolas Flamel ka zbuluar 12 mënyrat e përdorimit të gjakut të dragoit dhe Nikolas Flamel ka qenë I vetmi që e ka shpikur Gurin Filozofikë. Ai e ka bërë Zjarrin Gubrian një zjarr që Urtimori e ka shtriguar të digjet përgjithmonë. Ai është I aftë të nxjerr një patronus në formën e një feniksi. Ai është I njohur për shkrimet e tij Shndërrimi Sot, Mbrojtja Praktike, Sfidë me shorti etj. Ai ka role të larta si Kryetar I Uezingamotit, Drejtues I Konfderatës Ndërkombëtare të Magjistarëve. Arma më e fuqishme e Urtimorit është zjarri I cili paraqitet në pjesën e pestë ku lufton me Zotërinë e errët dhe kur largon inferët që duhet një fuqi e pazakontë magjike. Ai ka zbuluar se Patronuset mund të dërgojnë mesazhe në këtë mënyrë komunikon Urdhri I Feniksit. Urtimori I adhuronte Fenikset. Ai kishte një Feniks, Foksi I cili kishte tre pjesë: zjarri, jeta dhe vdekja. Ai ishte I aftë të bëhej I padukshëm pa përdorur një Mantel të Padukshëm edhe pse disa besonin se ishte Shorti Zhgënjyese. Ai ka një Mendimore të tij për ti pare kujtimet ku më shumë përdoret në Harry Potter dhe Princi Gjakëpërzier. Ai flet gjuhën e sirenave, të goblinëve apo të dërdëllitjeve me veti dhe gjuhën e gjarprit që e bën një zvarranikofon. Ndonjëherë disa vendime të Urtimorit janë shumë të çuditshme por të qëlluara si mbrojtja dhe mësimdhënia e Severus Pitonit. Ai nga mësimdhënësit është madhështor.

Shkopi magjik

Redakto

Elder Wand (Shkopi prej Shtogu)

 
Shkopi prej Shtogu

Shkopi i tij ishte Shkopi prej Shtogu apo ai kishte një nga tri Dhuratat e Vdekjes. Është e thënë që shkopi të mos mposhtet deri sa të jetë te mjeshtri i tij. Por Urtimori e mori nga Gelert Grindelvald dhe është akoma e panjohur se si kur shkopi nuk mposhtet në duele mirëpo kjo na jep të kuptojmë se çfarë fuqi të mëdha zotëron ai shkop. Kur Fluronvdekja e kuptoi se Shkopin e kishte Urtimori, ai shkoi dhe ia hapi varrin duke i marrë shkopin. Mirëpo ai nuk ishte I duhur sepse kur Drako e çarmatosi Urtimorin, shkopi i kaloi atij dhe jo Pitonit siç e kishin planifikuar. Kur Harri ia mori Mallfoit ai u bë “Mjeshtër i Shkopit”. Shkopi zotëron fuqi që asnjë shkop tjetër nuk mund të bëjë siç është rasti kur Harri e rregullon shkopin e tij.

Shih edhe

Redakto
  Kjo faqe është brenda fushëveprimit të WikiPotter, një WikiProjekt në lidhje me Harry Potter. Nëse dëshironi, ju mund të redaktoni artikullin në të cilin është vendosur ky mesazh ose të vizitoni faqen e projektit, ku mund të bëheni pjesë e tij dhe të kontribuoni në përmbushjen e qëllimeve të tij.

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto