Konti Aleksei Ignatiev (Rusisht: граф Алексей Павлович Игнатьев; (1885 - 1889)) Guvernatori i 6-të i Siberisë Lindore njihet në Rusi, para së gjithash, si autor i kujtimeve të famshme me titull “Pesëdhjetë vjet në shërbim”. Në këtë libër Ignatiev kujton periudhën e veprimtarisë së vet si ushtarak, oficer i Shtabit të Përgjithshëm të Perandorisë Ruse, më pas atë të diplomatit - fillimisht në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, kurse në vitet 1912-1917 - në Francë.

Aleksei Ignatiev

Mbas Revolucionit të tetorit të vitit 1917 konti Ignatiev morri anën e Pushtetit Sovjetik dhe ndihmoi që të ruhen për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) mjetet financiare që i përkisnin Rusisë cariste, të cilat ishin depozituar në emër të tij në bankat franceze (225 milionë rubla në ekuivalent floriri). Ka punuar në Përfaqësinë Tregtare në Paris.

Referime

Redakto

[1]