Alessandra Carbone është një matematiciene italiane e specializuar ne shkencen e kompjuterave.Ajo ka dhënë mësim në shkenca kompjuterike në Universitetin Paris 12 Val de Marne dhe Institutin e Studimeve te Larta Shkencore.[1] Që nga viti 2009 ajo drejton laboratorin e bioinformatikes.[2] Ky laborator studion funksionin dhe evolucionin e sistemeve biologjike. Carbone është një anëtare e vjetër e Institutit Universitar te Frances.Ne listen e arritjeve te saj, permendim edhe çmimin Irene Joliot-Curie ne vitin 2010.[3]

Karriera

Redakto

Ajo fitoi doktoraturën në matematikë në 1993 në Universitetin e New York-ut, e mbikqyrur nga Rohit Jivanlal Parikh,[4] pas së cilës fitoi një post post doktorature në Universitetin e Parisit Diderot, te cilin e mbajti deri ne vitin 1995. Po ne kete vit, Alessandra Carbone mori një post në Universitetin Teknik të Vjenës deri në vitin 1996. Ajo ka dhënë mësim në shkenca kompjuterike në Universitetin Paris 12 Val de Marne dhe Institutin e Studimeve te Larta Shkencore. Aktualisht ajo eshte pedagoge ne Universitetin Pierre and Marie Curie.

Hulumtim në distrofinë muskulare

Redakto

Ne listen e arritjeve te saj, permendim edhe çmimin Irene Joliot-Curie ne vitin 2010 për punën e saj në përdorimin e shkencës kompjuterike për kërkime në distrofinë muskulore.. [5] Ajo udhëhoqi projektin Décrypthon Fight kundër distrofisë muskulare. [6] Kjo punë konsistoi në studimin e nderveprimin midis proteinave në mënyrë që të gjenden trajtime kundër miopative dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme. Databaza me informacionin e prodhuar, do të ndihmojë studiuesit të zhvillojnë molekula për të penguar ose përmirësuar bashkëveprimin e makromolekulave të caktuara të cilat mund të përmirësojnë trajtimet.

Projekti Décrypthon Fight përdor Cloud Computing (metode qe lejon ruajtjen dhe aksesin e te dhenave nga Interneti dhe jo nga Hard Drive i kompjuterit) të mundesuar nga World Community Grid për të lejuar sasinë e madhe të llogaritjeve të nevojshme.

Arritje te tjera

Redakto

Carbone numeron mes cmimeve te fituara edhe cmimin Grammatakis-Neumann ne vitin 2012 (cmim i Akademise se Shkencave ne Paris) dhe Legjioni i Nderit në 2014.

Referime

Redakto
  1. ^ "Analytical Genomics". www.ihes.fr (në anglisht). Marrë më 2019-03-16.
  2. ^ "IBPS | Génomique analytique". www.ibps.upmc.fr. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2020. Marrë më 2019-03-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "IBPS | Génomique analytique". www.ibps.upmc.fr. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2020. Marrë më 2019-03-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Alessandra Carbone at the Mathematics Genealogy Project
  5. ^ julien76100. "Dr. Alessandra Carbone nommée". Equipe L'Alliance Francophone sur la grille de calcul BOINC (në frëngjisht). Marrë më 2019-03-16.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ Heyoka. "Lutte contre la dystrophie musculaire - phase 2 (WCG)". Equipe L'Alliance Francophone sur la grille de calcul BOINC (në frëngjisht). Marrë më 2019-03-16.