Alfred Mullaj ka përfunduar studimet për Kimi-Biologji dhe ka punuar në shkollën e mesme të Gramshit si mësues, deri në vitet 1976-1983. Më pas, ai zhvendoset në Tiranë si Punonjës Shkencor në Institutin e Kërkimeve Biologjike deri në vitin 2007, si dhe pedagog (deri më sot) pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Mësojmë se 40 bimë që sot janë pjesë e studimeve dhe e ruajtjes së bimëve në këtë fakultet mbajnë autorësinë e tij.