Ali Cungu
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ali Cungu ishte nje Fulc Shqiptar.
Historia
RedaktoVeprimtar i arsimit dhe përkthyes. Lindi në Elbasan. U arsimua në shkollën amerikane Robert College’” në Stamboll. Më 1921 nis punën në shkollën teknike të Tiranës me drejtor Harri Fulc. Jepte gjuhën shqipe, anglisht, aritmetikën, gjimnastikën, madje edhe muzikë. Jashtë orëve të mësimit jepte ndihmën e tij në ofiçinë, në redaksinë e revistës “Laboremus”, në bibliotekë, në konvikt, në skenën e shfaqjeve artistike. U dallua në sporte që hynin për herë të parë në Shqipëri, si: basketbolli, hendbolli dhe sidomos per bojskautizmin. Në Elbasan, me një grup nxënësish të tij, në sheshin e Namazgjasë, themeloi shoqatën e bojskautëve të Elbasanit, më 1922. Si regjisor, midis nxënësve, ai dha shfaqje teatrale të suksesshme në Tiranë dhe në prefektura të tjera. Duke qenë në krye të shoqatës kulturore “Pellazgu’” ndihmoi në veprimtaritë kulturore të nxënësve dhe të mësuesve të shkollës. A.C. botoi mjaft artikuj pedagogjikë e vjersha didaktike shqip dhe anglisht. Në verën e vitit 1931 mbajti një konferencë në Institutin e Studimeve të Gjenevës, ku i bëri të njohur vlerat e popullit shqiptar. Në një konferencë tjetër, po në Gjenevë, ai foli për problemin e madh tragjik të Kosovës. Pas shtetëzimit të Shkollës Teknike, A.C. nisi punën në degën e djemve të Institutit Shqiptaro-Amerikan të Kavajës. Në fundshekullin 19 e më vonë në pjesën muhamedane të lagjes "Kala" në Elbasan midis të tjerave banonte edhe familja Cungu. Nga pleqtë e saj sot mbahet mend vetëm Ibrahim Cungu. Ishte një burrë i thjeshtë që punonte si qeraxhi. Me kafshë transportonte mall e njerëz. Puna ishte e vështirë dhe me rreziqe, sidomos nga hajdutët që në atë kohë leviznin lirshëm nëpër udhë e shtigje. Fitimet ishin të pakta prandaj dhe gjëndja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë. Ibrahimi u martua me vajzën muhamedane Hajrie Kapidani dhe u lind fëmija i pare. Ishte djalë dhe e quajtën Ali. Rritet nen kujdesin e veçantë të prindërve dhe qysh të vogël babai e fut në një shkollë fillore turke të kohës, sepse në Elbasan ende nuk ishin celur shkollat shqipe. Rritet si një nxënës i zgjuar dhe edukohet nga familja.
Shikoni edhe
Redakto- Edhe këtu gjatë verës mbajti konferenca me tema bujqësore e shoqërore me mësuesit. Ka meritë se në vitin 1937, falë përkrahjes së ambasadorit të Shqipërisë në Uashington, Faik Konica dhe të Kryqit të Kuq Shqiptar shpëtoi nga mbyllja shkollën e Kavajës për shkaqe financiare. Më 1939 me largimin e Amerikanëve drejtimin e shkollës e mori A.C. por shpejt e transferuan drejtor të Konviktit të gjimnazit të Tiranës dhe më pas, drejtor tě shkollës së punës në Elbasan, të ngritur me programe italiane. Këtu si antifashist u mbajt nën mbikëqyrje. Pas Luftës II Botërore, pushteti komunist e dënoi me 7 vjet burg dhe pas burgut me internim. Për shumë vjet mbeti i mbyllur në shtëpi. Përktheu vepra të De Radës, Naimit, Migjenit e Kadaresë. Vdiq në Tiranë.Mustafa Curri ishte një personalitet i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë së shekullit të 20-të. Ai ishte një figurë e shquar e lëvizjes nacionalçlirimtare shqiptare dhe një luftëtar i shquar për pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kur ishte i ri, ai u bashkua me lëvizjen e Ismail Qemalit për pavarësinë dhe më vonë u bë një udhëheqës i lëvizjes së pavarësisë në veri të Shqipërisë.
Referimet
RedaktoEnciklopedia e Elbasanit