Ali Daci
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ali Daci shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi. Lindi më 3. dhetor 1959 në Dacaj të Rozhajës nga prindërit Nezir Daci e Begie Nikçi*. Klasët e para të fillores i kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe, ndërsa katër të fundit në shqip pranë shkollës në Novosellë. Pas fillores, kreu të mesmen në Pejë dhe vazhdoi studimet për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në SHLP «Bajram Curri» në Gjakovë. Pas kryerjes së studimeve u kthye në katund dhe punësohet mësimdhënës ku punon akoma sot.
Përveç si arsimues i brezave, Ali Daci përcjell dhe është aktiv në lëvizjet shoqërore brenda shqiptare dhe më gjërë në Ballkan e Evropë ku merr rolin e prijësit për ndryshime dhe ardhmëri.
Më 09 shtator 1990, bashkë me intelektualë të tjerë, vendosin dhe themelojnë në Tuz, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, subjekt politik i cili u lakmua edhe nga joshqiptarët. Këtu zgjidhet në krye të partisë në fjalë, Dega në Rozhajë, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.
Mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptare e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. I. Rugovën… Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. Është bashkëpuntor i RZMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me rradhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkruajti për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës… "Shtigjet e përgjakura"[1][2] është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkëautorësi me Rrahman Jasharin me titull " Zemër e madhe një Malësi" (2006).
Nga komuna e Pejës me rastin e dekorimit të anëtarit të kryesisë Ali Daci, me titullin Qytetar Nderi të Pejës.[3]