Alice Paul
Alice Stokes Paul (11 janar 1885 - 9 korrik 1977) ishte një sufragjiste, feministe dhe aktiviste për të drejtat e grave dhe një nga udhëheqëset dhe strateget kryesore të fushatës për Amendamentin e 19-të të Kushtetutës Amerikane, që ndalon diskriminimin seksual në ushtrimin e të drejtës së votës. Paul, së bashku me Lucy Burns dhe aktiviste të tjera, ndërmori organizmin e ngjarjeve strategjike, si Procesioni i Gruas për të Drejtën e Votës dhe Rojtaret e Heshtura, të cilat ishin pjesë e fushatës së suksesshme që rezultoi në miratimin e Amendamentit në 1920. [1]
Karriera
RedaktoNë 1907, pasi përfundoi studimet e masterit në Universitetin e Pensilvanisë, Paul u transferua në Angli, ku u përfshi në lëvizjen e grave britanike për të drejtën e votës, duke marrë pjesë rregullisht në demonstrata dhe marshime të Bashkimit Social dhe Politik të Grave (WSPU). Pas një "eksperience konvertimi" teksa dëgjonte Christabel Pankhurst të fliste në Universitetin e Birmingham, Paul u dashurua me lëvizjen. Ajo u përfshi duke ndihmuar në shitjen e një revistë sufragjiste në rrugë. Kjo ishte një detyrë veçanërisht e vështirë duke marrë parasysh armiqësinë ndaj sufragjisteve, dhe i hapi asaj sytë ndaj abuzimit me të cilin përballeshin gratë e përfshira në lëvizje.[2] Këto përvoja, të kombinuara me mësimet e profesore Beatrice Webb, e bindën Paulin se puna shoqërore dhe bamirësia nuk mund të sillnin ndryshimet e nevojshme shoqërore në shoqëri: kjo mund të arrihej vetëm përmes statusit të barabartë ligjor për gratë.
Referim
Redakto- ^ Baker, Jean H., "Placards At The White House," American Heritage, Winter 2010, Volume 59, Issue 4.
- ^ Adams, Katherine; Keene, Michael (2008). Alice Paul and the American Suffrage Campaign (në anglisht). Urbana-Champaign: University of Illinois Press. ISBN 978-0-252-07471-4.