Aliriza Selmani
Aliriza Selmani lindi në Gjilan, më 3 maj 1944, është historian shqiptar.
Aliriza Selmani | |
---|---|
U lind më | 3 Maj 1944 Gjilan |
Kombësia | Shqiptar |
Nënshtetësia | Kosovar |
Edukimi | Fakulteti Filozofik, Prishtinë |
Punët e shquara | Gjilani me rrethinë 1908-1912 |
Vite aktiv | 1964-2009 |
Biografia
RedaktoMr. sc. Aliria Selmani është historian, i lindur më 3 maj 1944 në Gjilan.
Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje më 1964. Fakultetin filozofik degën e historisë e kreu në vitin 1970 në Prishtinë.
Aliriza Selmani magjistroi në vitin 1984 me temën: “Kazaja e Gjilanit 1908-1912”, pranë komisionit të përbërë nga Prof. Dr. Skënder Rizaj (mentor), Prof. Dr. Shukri Rahimi dhe Prof. Dr. Bedrush Shehu. Gjatë vitit shkollor 1964-65, punoi në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Bresalc.
Nga viti shkollor 1969-79, punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Mandej nga viti shkollor 1979-1999 punoi në arsimimin e përgjithshëm-faza e pare, në shkollën e mesme bujqësore “Boro e Ramizi” dhe shkolla tjera të qytetit.
Pas luftës (më 1999), deri në pensionim, më 4 maj 2009, drejtor i Arkivit Ndërkomunal në Gjilan. Është bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik të Prishtinës.[1]
Veprimtaria krijuese
RedaktoMonografi të botuara
Redakto- Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë 1998;
- Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Prishtinë, 2005 (bashkautor);
- Udhërrëfyesi i fondeve dhe i koleksioneve arkivore (vëllimi i parë), Gjilan, 2007 (bashkautor);
- Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi, Prishtinë, 2008;
- Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën, Gjilan, 2009.
- Gjilani Qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX, Gjilan, 2015
Punime të botuara
RedaktoStudime, Artikuj dhe Kumtesa
- Shkollat fetare turko-osmane në Rrethin e Gjilanit në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, “Dituria Islame”, Prishtinë, 35, mars 1992;
- Rrethi i Gjilanit në Revolucionin Xhonturk (Tubimi i Ferizajt 5-23 korrik 1908), “Vjetar”, AK, 39-40, Prishtinë, 2008;
- Idriz Seferi udhëheqës i kryengritjes shqiptare në Moravë e Karadak më 1910, Kumtesë me rastin e përvjetorëve të Idriz Seferit, IH, Prishtinë, 2007;
- Bashkëpunimi i Xhelal beut, Kajmekam i Gjilanit, me Idriz Seferin, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë, 2003, f.63-74;
- Rrethi i Gjilanit në kryengritjen e Kosovës të vitit 1910, “Kosova”, IH, Prishtinë. 28, 2006, f.167-188;
- Gjilani me rrethinë në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912, “Gjurmime albanologjike”’-SSHH, 25, Prishtinë 1997, f.109-121;
- Tubimi i kryengritësve të Kosovës në Anamoravë dhe Marshimi në Shkup,“Gjurmime albanologjike”, SSHH, 31-32, Prishtinë, 2003, f. 151-160;
- Gjilani-monumentet e kulturës orientale, “Drita e Jetës”, Gjilan,. 3-4, 2008, f. 144-160.
- Shkollat fetare islame në Kazanë e Gjilanit në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Feja, kultura dhe tradita islame te shqiptarët (simpozium Ndërkombëtar), Prishtinë, 1995, f. 433-37;
- Të dhëna për BFI në Rrethin e Gjilanit ndërmjet dy luftërave botërore, “Edukata Islame”, Prishtinë, 87, 2008. f. 129-141;
- BI e Rrethit të Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Edukata Islame”, 82, Prishtinë, 2007, f. 77-93 ;
- Lufta e Gjilanit dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, “Gjurmime albanologjike”, SSHH, 36, Prishtinë, 2007, f. 41-56 ;
- Gjenocidi serbomadh në lagjen “Derëmëhallë” të Gjilanit nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, “Rilindja” Prishtinë, (felton), 14-16 gusht 2001;
- Veprimtaria patriotike kombëtare e NDSh-së në viset e Anamoravës, “Zëri” , Prishtinë, (fejton), 25-0.6-11.07. 2007;
- Aktiviteti patriotik i Myderriz Haki Ef. Sermaxhaj në Organizatën e NDSh-së, “Dituria Islame” Prishtinë, nr.136, tetor 2001;
- Afera e regjistrimit masiv të shqiptarëve për shpërngulje në Turqi më 1953-1954 (Rrethi i Gjilanit), "Gjurmime Albanologjike" - Seria e Shkencave Historike, 39, Prishtinë, 2010;
- Ekonomia dhe shoqëria në rrethin e Gjilanit në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, "Kosova", 35-36, Prishtinë, 2012;
- Gjilani në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. (Administrata dhe Institucionet Arsimore), "Vjetar" i AK, 43-44, Prishtinë, 2010
- Anamorava në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare më 1012, "Bota Sot", (Fejton), Prishtinë 18-26 shkurt 2012.
Kritika, vështrime dhe recensione
- Vepër me përmbajtje propagandistike dhe antishkencore (Rreth librit të prof. B. Stankoviq “Srpski venac Kosovskog Pomoravla), “Bujku” Prishtinë, 17.04. 1996;
- Si e “Sanonin gjendjen nga lufta” ekipet serbe, “Rilindja” Prishtinë, 16.03. 2001;
- Aksioni për heqjen e peçes dhe çarçafit në Kosovë, “Hëna e Re” Shkup, 01.11.1996;
- Shqiptarët e Egjiptit, “Hëna Re” Shkup, 01. 08.1995;
- Pikëpamjet fetare të Mulla Idrizit në luftën për çlirimin kombëtar (me rastin e 50 vjetorit të vrasjes), “Hëna Re” Shkup, 15.11.1999; “Bashkimi”, Gjilan, 22.02.1999;
- Mulla Hasan Masurica Hoxhë inovator, “Hëna Re” Shkup, 15. 04. 1994;
- Të dhëna mbi veprimtarinë tridhjetë-vjeçare të Arkivit Ndërkomunal në Gjilan.“Vjetar” i AK, 37-38, Prishtinë, 2007, f. 475-482;
Shkrime historiko-publicistike
- Kreshniku i Karadakut, “Shkëndija”, 20, Prishtinë, maj 1991;
- Anamorava në Kryengritjen e Kosovës (viti 1910), “Jehona”, Bujanoc, mars-tetor 1994;
- 100 vjetori i shkollave shqipe në Moravë, “Shkëndija”, 2, Prishtinë 2009;
- Arsimi shqip në Rrethin e Gjilanit në vitet e fundit të sundimit osman, “Drita e Jetës”, Gjilan, 24, janar-shkurt 1996;
- Gjilanasi Qamil Bala-figurë e rëndësishme kombëtare dhe e rrallë për kohën, “Zëri”, Prishtinë, fejton, 9-18. 10, 2006;
- Binaze Kacabaçi-Dauti (Hoxha Hanemi) 1891-1981 mësuese e mësim-besimit në shkollën fillore të Gjilanit midis dy luftërave botërore, “Shkëndija”, Prishtinë, nr. 1, janar, 2008;
- Xhamia e Madhe apo Xhamia e Çarshisë (Qendrës) në Gjilan, “Dituria Islame”, Prishtinë, qershor-korrik 2002;
- Ibrahim Halit Popovci personalitet që nuk bën të harrohet, “Bashkimi”, Gjilan, 24, 22.01.1999, f.3;
- A jemi duke e ruajtur trashëgiminë kulturore e historike, “Epoka e Re”, Prishtinë, 7.01. 2006;
- Bektesh Rrudhani, patriot që u sakrifikua në mbrojtje të Gjilanit, Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën, Gjilan, 2009, f. 259-261;
- Ahmet Mehmeti, “Në flakën e Revolucionit”, IH, 3, Prishtinë, 1980, f.12-15;
- Ismajl Morina, “Në flakën e Revolucionit”, IH, 9, Prishtinë, 1981, f.158-159;
- Bajram Ajvazi, “Në flakën e Revolucionit”, IH, 9, Prishtinë,1981, f. 33-35;
- Konsekuent ndaj konkluzioneve të së vërtetës historike, (në vigjiljen e 30 vjetorit të vdekjes të historianit Sadullah Brestovci), “Zëri”, Prishtinë, 6. 12. 2008;
- Pse vonohet rindërtimi i Kullës së Sahatit në Gjilan, “Zëri”, Prishtinë, 05.10.2009;
- Rrethi i Gjilanit në kryengritjen kosovare të vitit 1910, “Zëri” Prishtinë, (Fejton), 29. 04.- 07. 05. 2010;
- Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turq (Sipas dokumenteve arkivore), “Zëri”, (Fejton), Prishtinë, 03.-10. 07. 2009;
- Medreseja e Gjilanit-Vatër edukativo-arsimore fetare e kombëtare në Anamoravë, “Dituria Islame”, Prishtinë, 233, dhjetor 2009;
- Një jetë kushtuar fesë (Binaze Kacabaçi-Dauti, Hoxha Hanëmja (1891-1981), “Hëna e Re”, Shkup, 228, maj 2010;
- Gjilani në fund të shek. XVIII dhe gjatë shek. XIX, “Zëri”, (Fejton), Prishtinë 02.-9. 03. 2010;
- Ata që ranë për Shqipërinë etnike, “Zëri”, (fejton), Prishtinë, 25, 06-11.07. 2007;
- Anamorava në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912, “Rilindja” (Fejton), Prishtinë, 13-18, 03. 1997;
- Në përkujtim të atdhetarit të devotshëm Hoxhë Lipovica (Mulla Jusuf Baftjari) 1883-1948, "Dituria Islame", 254, shtator 2011.
Materiale
- Të dhëna dokumentare të kohës rreth likuidimit të çetës komite të Pasjanit më 1907, “Vjetar” i AK, 33-34, Prishtinë, 2005, f. 329-333;
- Një dokument me rëndësi mbi pronat vakëfnore të Rrethit të Gjilanit në prag të Luftës së Dytë Botërore, “Vjetar”, i AK, 36-37, Prishtinë, 2006, f. 393-408;
- Presioni i pushtetit ndaj shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore për t’u shpërngulur në Turqi (Rrethi i Gjilanit), “Vjetar” i AK, 29-30, Prishtinë, 2003, f. 379-418.
Punime shkencore të dërguara për botim
RedaktoMr. sc. Aliriza Selmani ka botuar një varg recensione e kontribute si dhe punime profesionale e publicistike në gazeta dhe revista të Kosovës dhe jashtë saj. Ka recenzuar monografi nga lëmi i historisë. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione dhe simpoziume shkencore të karakterit kombëtarë e ndërkombëtar.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |