Alket Bushi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Alket Bushi lindi në Lezhë më 5 shkurt 1983. Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve Tiranë, në degën Regjisurë (teatri), ku është diplomuar në vitin 2006. Që në moshën 14-vjeçare ka nisur të shkruajë prozë artistike. Ka shkruar veprat:
- Ilirida, roman (1996-1998) - i pabotuar;
- Na duhet një Promete, roman (1999-2000) - botuar në vitin 2000;
- Trembëdhjetë mbi njollë, dekatriologji (2001-2013) - botuar në vitin 2014;
- Ka në proces një vepër me aforizma.
Që prej vitit 2010 punon si regjisor në Pallatin e Kulturës Lezhë, ku ka themeluar Trupën Amatore "Ditiramb".
Jeton në Lezhë dhe është i martuar me poeten Marjeta Gjoka.