Altin Përgjergji
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Altin Përgjergji është trajner i ekipit kombëtar të judo's në Tirane.
Jeta
RedaktoLindur me 04-12-1983 në Mirditë dhe jeton në qytetin e Lezhës prej vitit 1991. U shkollua ne Lezhë deri në përfundimin e shkollës së mesme të përgjithshme pastaj studimet e larta i kreu në Tiranë pranë Universitetit të Sporteve (UST) po këtu mbaroj dhe masterin profesional për Shkencat e Levizjes... Sportin e Judo's e filloj që prej vitit 1998 me trajnerin e tij të parë z-Paulin Cera, pastaj me pasionin dhe dëshirën e madhe për këtë sport ai vazhdoj trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.
Karriera si trajner
RedaktoKrijoj binjakëzime me ekipe te ndryshme nga vendet fqinje si Itali, Kosove, Maqedoni etj...
Mori pjesë për herë të parë në kampionat kombëtar në vitin 2001 dhe u shpall kampion kombëtar dhe që prej atij viti pati një sukses pasi deri në vitin 2010 ai e ruajti titullin e kampionit në kategorine 60 kg. Mori pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare si përfaqesues i Kombetares Shqipëtare dhe megjithëse nuk arriti një medalje ndërkombëtare pasi dhe kushtet,mundësitë për te marrë eksperiencë në ato vite ishte e vogël,përsëri mbetet sportist me nivel te larte teknik pasi ka fituar disa ndeshje dhe në arenat ndërkombëtare. Ndërkohë që ishte sportist kampion i Klubit Beslidhja, njëkohësisht ai punoj dhe me brezat e rinj si trajner në një moshë të re dhe pati sukses pasi ekipi Beslidhja u shpall disa herë kampion për grupmoshat deri te ekipi i të rinjëve. Pas nje karriere sportive si sportist dhe trajner i klubit Beslidhja ne vitin 2012 u zgjodh Trajner i parë për drejtimin e ekipit Kombëtar të Judo's në Tirane, ku vazhdon te jetë Trajner i ekipit Kombëtar.
Karriera sportive
RedaktoAltin Përgjergji ka një karrierë sportive te pasur, që vazhdon akoma ku më pikantet janë: Trajner i ekipit Kombëtar në Festivalin Olimpik Europian dhe Lojrat Mesdhetare 2009 ne Itali, 2013 ne Hollandë, 2017 ne Hungari, 2019 ne Azerbagian, Trajner i ekipit kombëtar në kampionate Botërore në Kazakistan 2015, Kroaci ne 2017, Kampionat Europiane në 2009 në Serbi, 2018 në Bosnjë-Hercegovinë. Më shumë se 12 vjet në kampionate Ballkanike 2010-2022. Në disa trajnime në nivele Boterore si në Itali në 207-2009, Zvicer në 2015, Estoni në 2016 etj. I licensuar nga Federata Shqiptare e Judos si trajner Kombëtar. Nga Federata Boterore e Judos si trajner Ndërkombëtar.